Kur partneri ka nevojë për më shumë hapësirë
00/00/0000 Është e zakonshme që shumë herë në jetën në çift partnerët të kërkojnë më shumë hapësirë për veten, brenda vetë raportit të tyre. Kjo nuk duhet të kuptohet si një krizë në marrëdhënie, por, gjithsesi duhet marrë në konsideratë. Fillimisht, nuk duhet të ngatërrohet absolutisht, keqkuptimi i fjalës “hapësirë”. Kjo fjalë nuk mbart në vetvete dëshirën për t’u larguar nga partneri, por të një nevoje individuale për të shprehur vetveten, dëshirën për të pasur një autonomi, për të analizuar problemet që në atë moment po ndeshen, apo edhe frikëra që shpesh lindin apo mund të lindin në një marrëdhënie. Është më se natyrale që konceptimi i fjalës “hapësirë” të jetë i ndryshëm te partnerët, këtu duhet mbajtur parasysh se sa herë ndodh që te partneri kërkohet një tip sjelljeje që nuk përputhen me ndjeshmërinë tuaj. Në një rast të tillë, zhgënjimi, mund të lindë, megjithëse pa dashur, dhe kjo lidhet shumë herë mund të konsiderohet edhe si një mungesë e theksuar edukate ndaj partnerit. Në disa çifte, pasi krijohet një gjendje e tillë, lind edhe nevoja për të kërkuar hapësira, sidomos kur partnerët kanë pak kohë që njihen. Nuk është aspak e çuditshme që në fillim të një marrëdhënieje të dy partnerët shprehin dëshirën për të qëndruar gjithmonë bashkë, për të marrë pjesë së bashku në çdo festë apo ngjarje, madje, edhe kur ajo nuk ka aspak vlerë. Ndahen së bashku eksperienca të vogla, si bërja e pazarit, e punëve të tjera së bashku, madje edhe rregullimi i orarit të secilit që t’i përshtatet kohës së partnerit. Çdo minutë e fituar është e artë për të ndenjur së bashku. Por mund të ndodhë që papritur një nga partnerët të vendosur që të marrë një nismë, që nuk përfshin detyrimisht partnerin tjetër. Ndoshta mund të jenë ndodhi të jetës së përditshme, por në këtë moment partneri përpiqet të rifitojë ritmin e jetës së mëparshme, që më parë ishin të harxhuara me detaje, që konsideroheshin si të rëndësishme. Ky ndryshim i papritur mund të çorientojë partnerin, që nuk arrin të kuptojë motivet e kësaj sjelljeje, madje që nis të vërë në dyshim edhe ndjenjat që lidh çiftin. Mënyra më e mirë për të evituar që partneri të lëndohet, edhe nga sjellja në përgjithësi, është të diskutoni hapur dhe sinqerisht, t’i bëni të kuptoni rëndësinë që ka të qeni autonom, madje edhe për mbijetesën e vetë marrëdhënies. Në fakt, jo rrallëherë individi, duke jetuar së bashku, mund të aprovojë lehtë idenë që partneri kërkon të qëndrojë vetëm. Ende është e vështirë të dallohet masa e saktë e autonomisë së nevojshme në një raport. Eksperienca e mëparshme si dhe perceptimet e të dy partnerëve luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e një marrëdhënieje. Në bazë të këtyre eksperiencave dhe perceptimeve humbasin kuptim koncepte si besim, respekt, ndershmëri, besnikëri, por edhe emocionet e forta si inat, xhelozi, mëri. Hapësira që kërkohet nga partneri nuk kuptohet jashtë marrëdhënies në çift, por brenda saj dhe mund të përfaqësojë edhe një rritje individuale të interesave dhe stimujve që mund të ndahen edhe me partnerin. Të gëzosh një farë autonomie mund të jetë në të mirë të ekuilibrit të raportit. Në shumë raste, kjo autonomi keqkuptohet dhe përkthehet edhe me fjalë të tilla “atëherë bëj çfarë të duash”, “kërkon liri, sepse është mërzitur dhe po kërkon një tjetër”. Por kjo hapësirë nuk ka lidhje me këtë sjellje, megjithëse nuk i përjashton ato. Ka raste që autonomia kërkohet edhe kur raporti është në krizë. Në këtë rast është i dukshëm se problemi duhet të përballet nga vetë çifti. Autonomia nuk nënkupton dëshirën për liri të plotë veprimi, por si një mbrojtëse për individualitetin personal në raportin në çift. Kjo do të thotë të respektohet identiteti i secilit, duke pranuar dhe bashkëjetuar me ndryshimet dhe dallimet e partnerit. Kjo nënkupton edhe që të jetosh një raport me mençuri dhe pjekuri, duke e pasuruar atë ditë pas dite.