Miti i seksit nis të venitet
00/00/0000 Perversitet, nimfomani, sëmundja infektive dhe vdekjeprurëse, tërheqje fatale, pedofili, tradhti, të gjithë këto kurrë më parë nuk kanë qenë kaq të pranishme në jetën tonë të përditshme dhe objekt bisedash shoqërore. Seksi jo më i ndrydhur, i lirshëm, i shëruar, dhe i zhdukur. Ky funksion biologjik, riprodhimi dhe tërheqja seksuale, shpesh shumë vështirë për t’u konceptuar, e kanë çuar njeriun drejt kërkimit të vazhdueshëm të dashurisë. Qëllimi është kënaqësia, lumturia. Sipas psikoanalistit të famshëm, Zigmund Frojd, “lumturia është një problem i libidos, që varion nga një njeri te tjetri. Tani çdo individ mund t’i gjejë vetë mënyrat e veçanta për të qenë i lumtur. Për një kohë të gjatë këto pohime u mbajtën parasysh nga njerëzit, mes të cilëve u përhap edhe një opinion normë, që vetëm dy gjëra mund të jenë në gjendje të të japin lumturinë, seksi dhe paraja. Të gjitha provat që përgënjeshtrojnë këtë pohim cinik, por radikal, nuk kanë aspak vlerë. Ndërkohë që lidhur me pasionin e sëmurë të njerëzve për paratë, deri më sot asnjë mjek nuk ka arritur të realizojë ndonjë studim, ndërsa për venitjen e mitit të seksit, shumë ingranazhe janë duke lëvizur. Në një artikull të “Sunday Times”, të titulluar “Ky miti idiot i seksit”, shënon edhe etapën e parë: miti për të bërë seks me çdo kusht konsiderohet idiot. India Knight denoncon edhe gënjeshtrën e parë që është thënë deri më sot dhe përsëritur në mënyrë të vazhdueshme: seksi me kalimin e moshës të bën më ekspert, të lumtur, të vlerësuar dhe me besim në vetvete. Ndërkohë që 60 përqind e 14-vjeçarëve deklarojnë se kanë pasur tre partnerë seksualë, por gjatë marrëdhënieve të tyre kanë qenë të dehur, 50 për qind kanë deklaruar se janë penduar dhe 29 për qind e tyre kanë pohuar se partneri i tyre nuk u pëlqente. Rezultati? Në pjesën më të madhe të këtyre adoleshentëve, duket se pak kush ka arritur të krijojë besim në vetvete, madje, seksi ka venitur pjesën më të madhe të tyre. Gënjeshtra numër 2: megjithatë të gjithë bëjnë seks. Sipas këtij artikulli, kjo gjë përgënjeshtrohet nga një anketim në rreth 11.000 persona (midis 16 dhe 44-vjeçarëve) të racave të ndryshme. Meshkujt e bardhë kanë deklaruar se kanë pasur, deri në atë periudhë, mesatarisht 6 partnerë, në Karaibe mesatarisht 9, ndërsa indianët 2, dhe pakistanezët vetëm 1. Po të bazohemi te Frojdi, është i pamohueshëm fakti se, "një nga format e dashurisë, ajo seksuale, shkakton një nga eksperiencat më të jashtëzakonshme të kënaqësisë dhe në këtë mënyrë krijon modelin e asaj që dëshirojmë, gjatë kërkimit të lumturisë”. Por duhet të pyesim mos vallë nga kjo duhet të lindë edhe shfryrja seksuale?