Xhemajli, "armik" në vendlindje
Mesfushori shqiptaro-maqedonas i Boltonit, Blerim Xhemajli, është kthyer dje përsëri në vendlindje, por këtë radhë si kapiteni i përfaqësueses U-21 të Zvicrës. Futbollisti do të marrë pjesë në ndeshjen mes Maqedonisë dhe Zvicrës, të vlefshme për Eliminatoret e Euro 2009. Për futbollistin, ky ishte një kthim në origjinë, pasi ai do të jetë para bashkëkombësve të tij në ndeshjen që do të zhvillohet në Shkup. "Jam i lumtur që do të luaj para publikut shqiptar dhe atyre tifozëve të zjarrtë që vijnë nga vendlindja ime, Bogovina e Tetovës. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi sipas informatave tona Maqedonia ka një skuadër cilësore dhe kjo u tregua në takimin e parë të zhvilluar në Zvicër. Dëshiroj që tifozëve të mi t‘ju dhuroj një gol të mrekullueshëm", tha Xhemajli para mediave. Futbollisti ka luajtur edhe në kombëtaren e madhe, me të cilën u grumbullua në Botërorin e vitit 2006.