E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtanga kuqezi, "ethe" evropiane

Fillojnë "ethet" e Kampionatit Evropian për peshëngritjen shqiptare. Pas skandalit të dopingut, tashmë sporti më rezultativ në vend po përgatitet për të marrë pjesë në evenimentin që do të mbahet pas afro një muaji në Linjano të Italisë. Në këtë Evropian do të marrin pjesë 43 vende, duke filluar nga: Shqipëria, Rusia, Armenia, Franca, Gjermania, Republika Çeke dhe Spanja, pa harruar edhe Italinë organizatore që do të përfaqësohet me 19 sportistë. Emrat më të spikatur për Shqipërinë janë Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Gerti Trasha, Taulant Çerepi e Endri Karina, ndërkohë që delegacioni me 15 peshëngritës plotësohet nga Daniel Godelli, Briken Çalja, Elvis Tabaku, Marian Bregu, Shqiponja Guhacaj, Sherjana Ruci, Natmira Voci, Blerina Rusi, Maria Veli e Manjola Karaj. Nga data 14 deri më 21 prill kuqezinjtë do të konkurrojnë mes 331 atletëve të regjistruar, mbi të gjitha për të siguruar kualifikimin për olimpiadën "Pekin 2008".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›