E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini drejt PSG-së

I lodhur duke pritur një ofertë nga Milan, Paolo Maldini është i gatshëm të shkojë në Paris Saint Germain.

Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, ish kapiteni i Rossonerëve, nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e stafit teknik të PSG-së. Maldini, i cili gjatë janarit kishte vizituar klubin nga kryeqyteti francez, pritet të luajë rolin e asistentit të trajnerit Carlo Ancelotti në punë me repartin defensiv.

Maldini u pensionua si futbollist më 2009 kurse pritej të angazhohet në rolin e zyrtarit në Milan, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›