Benatia ëndërron Man Utd-in

Qendërmbrojtësi i Udineses, Mehdi Benatia ka pranuar se ëndërron të luajë për Manchester Unitedin.
Reprezentuesi maroken spekulohet se është objektiv i menaxherit të Unitedit, Sir Alex Ferguson, kurse ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Old Trafford.
“Kalimi në Manchester United do të ishte ëndërr e realizuar për mua. Ata janë klubi më i madh në botë, të kem mundësinë të luaj në Old Trafford do të ishte e jashtëzakonshme, më besoni”, deklaroi Benatia për tabloidin britanik The Sun.