E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola dhe shalli zikaltër

Gjatë fitores 3-1 kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, trajneri i Barcelonës Pep Guardiola barti një shall me ngjyra zikaltër.

E pashmangshme të mendohet se bëhet fjalë për ngjyrat e Interit. Por, Guardiola ka mohuar një lidhje të tillë duke thënë se: “Shalli im ka ngjyrat e Interit? Është një dhuratë nga një mik. Unë jam trajner i ekipit më të mahnitshëm që ekziston”.

Guardiola spekulohej se mund të marrë drejtimin e Interit në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij me Barcelonën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›