Chelsea refuzohet serish për Jovetiçin

Chelsea ka marrë një tjetër refuzim nga Fiorentina për sulmuesin Stevan Jovetiç.
Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, pas dështimit në përpjekjet për transferimin e Jovetiçit gjatë verës së vitit të kaluar, gjiganti londinez ka ofruar 25 milionë euro për yllin malazez.
Por, Fiorentina e refuzoi atë duke ritheksuar se Jovetiç – i cili pak kohë më parë ka vazhduar kontratën me klubin – nuk është në shitje. Jovetiç, edhe pse 22 vjeç është njëri prej futbollistëve kryesor të Fiorentinës.