Malenkov flet për paqe në varrimin e Stalinit
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Eddy Gilmore, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Moskë
Moskë, 9 mars 1953 - Kryeministri rus Gjergji Malenkov, vendosi trupin e të ndjerit Josif Visarionoviç Stalin në varrin e Leninit sot dhe deklaroi se detyra kryesore e pasardhësit të Stalinit ishte ruajtja e paqes. Sidoqoftë, nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë ndryshimi në politikat ndaj Koresë. Kryeministri i ri mbajti fjalimin kryesor të funeralit në Sheshin e Kuq, gjatë ceremonialit të homazheve në nder të ish-Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Sovjetike. Duke shprehur shpresë se paqja do të vinte, ai deklaroi se një paqe e tillë duhet të “mbështetej dhe konfirmohej nga faktet”. Se ç donin të thoshin këto fjalë për sa u përket veprave, bota nuk ia kishte idenë.
S ka sulm ndaj luftënxitësve
Ajo çka ra në sy gjatë tre fjalimeve të mbajtura në nder të udhëheqësit Stalin, ishte fakti se nuk u tha asnjë fjalë e vetme për “agresorët anglo-amerikanë” apo “luftënxitësit”. Nga kjo pikëpamje, dhe nga theksi i përsëritur i Malenkovit për paqen, fjalimet karakterizoheshin kryesisht nga nota të paqta të shprehura nga Moska për një kohë të gjatë. Por Malenkovi foli me ton pajtues për betejën kokëfortë të “popullit hero korean”, të cilët, - tha ai, - janë duke mbrojtur pavarësinë e tyre dhe për “luftën e guximshme” të popullit të Vietnamit. Me marshin hijerëndë të funeralit të kompozitorit Frederik Shopen, trupi i Stalinit i vendosur mbi shtratin e topit në arkivolin e mbështjellë me një pëlhurë të kuqe, parakaloi nga korridori “Hall of Columns” në një arkivol nën varrin e Leninit. Në një qetësi absolute, përveç mijërave hapave të rëndë mbi kalldrëmin në temperaturën 12 gradë celcius, Malenkovi, ministri i Brendshëm, L.P. Beria dhe ministri i Jashtëm, V.M. Molotov, sipas kësaj radhe, bënë eulogjinë e tyre. Vetëm zëri i Molotovit ndërpritej herë pas here. Pas një sinjali, bashkëluftëtarët dhe miqtë e Stalinit, zbritën nga maja e varrit ku ngjitën me shpejtësi arkivolin dhe e çuan deri tek dyert e hekurta.
Luan banda me 750 instrumentistë
Një bandë e përbërë nga 750 instrumentistë luajti përsëri Shopenin, në mesnatë ranë kambanat e kullës “Spassky” dhe më pas, 30 të shtëna të fuqishme me top u dëgjuan mbi Moskë dhe në të gjitha qytetet kryesore të Bashkimit të madh Sovjetik. Për pesë minuta të gjitha makineritë e çdo industrie u fikën dhe sirenat e fabrikave dhe anijeve shpërthyen nga Varshava deri në vendet e shkreta të ngrira të gadishullit Kamçatka. Sheshi i madh ishte mbushur me trupa me pallto gri të gjata deri në fund të këmbëve, bandat dhe mijëra civilë, derisa nuk kishte më vend për askënd tjetër. Të paktën, 10.000 personalitete qëndronin në tribunën mbi varr, ku qëndronin Malenkovi dhe kolegët e tij të partisë dhe qeverisë. Në radhën sipër tyre ishin rreshtuar përfaqësuesit e qeverive të huaja. Një vend i veçantë i ishte rezervuar Çu En Lait, Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm kinez, i cili parakaloi në kortezh në të majtë të Malenkovit dhe ishte i treti që zbriti nga tribuna, mbrapa Malenkovit dhe Berias. Gjatë ceremonisë nuk u krye asnjë shërbim fetar, edhe pse priftërinjtë e kishave të Moskës, thuhej se e kishin vizituar vazhdimisht të ndjerin, së bashku me autoritetin më të lartë të ortodoksisë ruse, Patriarkun Aleksei, gjatë ditëve që ai gjendej i shtrirë me madhështi në “Hall of Columns”, një ditë pas vdekjes ditën e enjte. Me zë të lartë dhe prekës , Malenkovi e quajti Stalinin “simbol të paqes” dhe tha se ai kishte drejtuar “forcat supreme me gjenialitetin e tij” drejt atij fundi. Stalini, - tha ai, kishte krijuar një “vend të fuqishëm paqeje, demokracie dhe socializmi” dhe shtoi se populli sovjetik tashmë duhet të konsolidojë në çdo mënyrë lidhjet e “përjetshme” me Kinën Komuniste dhe popujt e Çekosllovakisë, Polonisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Shqipërisë, Gjermanisë Lindore dhe Mongolisë. “Ne jemi shërbëtorë të vërtetë të njerëzve dhe njerëzit duan paqe dhe urrejnë luftën”, - vazhdoi ai. “Në sferën e politikës së jashtme, kujdesi ynë parësor përbëhet nga moslejimi i një lufte të re dhe duke jetuar në paqe me të gjitha vendet komuniste. Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike, e konsiderojnë paqen elementin më të domosdoshëm dhe për politikën e jashtme. Është vetëm politika e paqes që duhet të përqafohet nga njerëzit, bazuar në besimin reciprok, veprues dhe i mbështetur nga faktet dhe i konfirmuar nga to. Qeveritë duhet t u shërbejnë njerëzve të tyre me besnikëri dhe njerëzit duhet të jenë të etur për paqe dhe të mallkojnë luftën”. Malenkovi tha se emri i Stalinit tashmë kishte zënë vend “pranë emrave të burrave më të mëdhenj të historisë së njerëzimit, Marksit, Engelsit dhe Leninit. Ai e quajti “detyrë të shenjtë” të pasardhësve të tij për të fuqizuar forcat luftuese sovjetike për të zmbrapsur sulmet, të zhvillonin industrinë socialiste, përmirësonin të mirat materiale të njerëzve dhe të mbronin “unitetin monolit” të partisë, ashtu siç kishte bërë Stalini.
Beria lavdëron Malenkovin
Beria foli për 15 minuta, po aq sa edhe Malenkovi, me ton të fortë dhe të matur. Ai u tall me mendimin se vdekja e Stalinit do të sillte “çrregullime në radhët tona”. Ministri i Brendshëm deklaroi se Malenkovi është një nxënës i talentuar i Stalinit dhe tha se kauza e Stalinit ishte në “duar të mira dhe të sigurta”. Molotovi, zëri i të cilit ishte i prekur, foli për Stalinin si një “njeri jashtëzakonisht të dashur”. Ai deklaroi gjithashtu se Bashkimi Sovjetik kishte ndjekur “një politikë të patundur të ruajtjes dhe konsolidimit të paqes”. Dishepujt e vërtetë të Stalinit, duhet të “mblidhen më afër” rreth Komitetit Qendror të partisë dhe qeverisë, - tha ai. Kronologjia e varrimit të Stalinit ishte kjo: Dyert e “Hall of Columns” përmes të të cilave kaluan 1 milion e gjysmë njerëz për të parë trupin, u mbyllën në orën 2:30 të mëngjesit. Pak çaste përpara ceremonisë publike, u zhvillua një mbledhje mes udhëheqësve të partisë, qeverisë, sindikatave të tregtisë, udhëheqësve të organizatave të bashkëpunimit, njerëzve të rëndësishëm në fushën e kulturës dhe disa kryetarësh partish të huaja. Nuk u mbajt asnjë fjalim. Kapelja e Stalinit, me një yll të Bashkimi Sovjetik, u vendos mbi arkivol. Mijëra qytetarë në shesh mbanin pankarta me figurën e Stalinit. Në orën 10:30, nisi marsh funebër i Shopenit. Marshimi mori udhë disa qindra metra nga Sheshi i Kuq. Në fillim erdhën masa të mëdha me kurora lulesh, të thurura me gjethe palme me gjelbërim të përhershëm. Disa prej tyre ishin aq të mëdha sa që duhet të mbaheshin nga dy burra. Nga to valviteshin flamuj kuq e zi.
Budjoni mban medaljet
Marshalli Semeon Budjoni, duke ecur ngadalë në kohë me muzikën e përmortshme, mbante një jastë mëndafshi të kuq, ku prehej një nga medaljet e Stalinit. Duke marshuar pas tij vinin udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Bashkimit Sovjetik, secili me një nga dekoratat e udhëheqësit. Në radhë ishin dhe marshallët Leonid Govorov dhe Semeon Timoshenko. Një ushtar i vetëm, mbi një kalë të zi, udhëhiqte shtratin e topit që tërhiqej nga tetë kuaj. Edhe pse arkivoli ishte mbuluar me një pëlhurë të kuqe, ai kishte të hapur një dritare nga ku mund të shiheshin tiparet e fytyrës së liderit të vdekur. Mbrapa shtratit të topit, vinin fytyrat e njohura të kolegëve më të afërt të Stalinit, Malenkovi me pallto gri, Beria në të djathtë të tij, Çu En Lai në të majtë dhe të tjerët. Mbrapa udhëheqësve sovjetikë, vinin përfaqësuesit e huaj dhe të ftuarit, përfshirë Xhakob Bim, të ngarkuarin e posaçëm amerikan që përfaqësonte Presidentin Ajzenauer. Marshimi ndali përpara një platforme të mbështjellë me pëlhurë të bardhë përpara varrit. Me shumë kujdes, arkivoli u ngrit nga shtrati i topit në platformë. Të rreshtuar një nga një, udhëheqësit u ngjitën në shkallët e mermerta të tribunës. I pari, Malenkovi që printe Berian, Çunë, Nikita Hrushovin, marshallin Klementi Voroshillov, Molotovin, Llazar Kaganoviçin, Andrei A. Andrejevin dhe të tjerët. Matias Rakozi, udhëheqësi hungarez, Petru Groza, President i Rumanisë, Herri Pollit, dhe lideri i Partisë Komuniste Britanike, zunë vendet e tyre së bashku me korpuset e tyre diplomatike. Një folës prezantoi Malenkovin, Berian dhe Molotovin, sipas kësaj radhe, më pas në orën 11:55 u lajmërua se fjalimet kishin përfunduar. Duke zbritur shkallët e mermerta, nga majat e të cilave Stalini dhe gjenerali Ajzenauer kishin parë një paradë sporti pesëorëshe në vitin 1945, Malenkovi i udhëhoqi kolegët e tij drejt arkivolit. Ata e zhvendosën atë brenda me shumë kujdes. Banda luajti sërish një marsh funebër. Topat e parë gjëmuan dhe Stalini me Leninin, dy revolucionarët që tronditën botën, u vendosën atje krah për krah.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009