Nuk jemi me gjak turk. Martesat nuk kanë ndikuar.Përzierja e gjakut nuk ka shumë peshë
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Denisa Kona
denisakona@hotmail.com
Shpesh dëgjojmë vetëvlerësimin hiperbolik që i bëjmë racës, dokeve dhe besimit tonë: Sidomos pjesës së popullsisë së besimit musliman. “Jemi turq”, “Janë turq”. Por për historianin e vjetër, Prof. Gazmend Shpuzën, nuk është kështu. Marrëdhëniet mes popujve nën 500 vjet sundim nuk e kanë prishur gjakun. Martesat mes shqiptarëve dhe turqve janë të papërfillshme për të përligjur tezën e gjakut të përzier me turqit. Ndërsa cilësimi që ata na bëjnë si “popull- vëlla” shpreh vetëm konsideratën që ata kanë për natyrën tonë dhe kontributin që kanë dhënë shqiptarët në historinë e perandorisë turke.
-Turqit si e presin trajtimin prej nesh, të historisë sonë e të tyre, që është e gërshetuar në një kohë?
Sigurisht që kemi shumë probleme për të rishikuar, për të sqaruar dhe për të diskutuar.
-Pra, kemi përplasje edhe me Turqinë për historinë...
Patjetër që kemi
-Besoj janë mosmarrëveshje për mënyrën se e kemi trajtar periudhën e sundimit otoman. Po në ç pika konkretisht?
Ç është e vërteta, ne jemi treguar pak të njëanshëm në vlerësimin e historisë së Perandorisë Osmane. E kemi parë nga një kënd i ngushtë. Plus kësaj, janë përdorur me bollëk epitete për perandorinë osmane, për turkun si “i egër” etj.
-Nuk janë bërë përpjekje në hartimin e teksteve të sotme për t i pastruar prej tyre?
Janë bërë përpjekje, por mbetet prapë për të bërë. Nuk është fjala për të hequr një epitet, por për ta konceptuar ndryshe atë periudhë. Duke u nisur që nga ky fakt përshembull. Ne e trajtojmë turkun si një shekullin e 15-të si në shekullin e 20-të njëlloj. Por atehërë ai nuk ishte më pushtues, aty ai është sundimtar, qeverisës i huaj. Ose tjetër: Ne edhe sot e kësaj dite, themi me të madhe që turqit erdhën dhe na detyruan që të bëhemi muslimanë. Kjo është shumë larg së vërtetës.
-Por sot, njerëzit besojnë se ndërrimi është bërë jo dhe aq me dhunë, sesa prej ofiqeve. Po historia jonë, si e ka thënë këtë moment? Pse e përqafuan islamin shqiptarët? Pse e ndërruan fenë tri të katërtat e tyre? Ishte ndikim kulturor apo konvertim prej mënyrash që gjeti perandoria?
Historia jonë i ka thënë të vërtetat, por ka vend për përmirësime. Nuk është e saktë, që ndërrimi i fesë është bërë për ofiqe. Perandoria turke nuk ka përdorur mënyra për të konvertuar të krishterët. Pse do t i përdorte vetëm në Shqipëri? Pse nuk i përdori në Greqi, pse nuk i përdori në Rumani, pse jo në Hungari, pse jo në Kroaci, në Serbi?
-Pra, vendet e tjera nuk e pretendojnë ndryshimin fesë, të imponuar dhunshëm ose si shkëmbim favoresh?
Ka ndonjë moment më shumë nën ndikimin e letërsisë romantike, ku turku del gjakatar, që të rrëmben etj…
-Martesat, kanë luajtur rol në konvertimin e shqiptarëve në myslimanë?
Ka shumë arsye. Martesat nuk kanë luajtur rol. Unë po mundohem të sqaroj një gjë: Ndikimi i turqve ka qenë në këtë drejtim: Shqiptarët kanë qenë populli që i ka rezistuar më shumë invazionit osman. Nënshtrimi i Shqipërisë ka zgjatur gati një shekull, në mos më tepër. Nuk e kemi pasur problem ta ndryshojmë fenë. Kjo ndodhte ngaqë Shqipëria ishte në kufirin midis kishës lindore dhe kishës perëndimore dhe shqiptarët sipas princave që kalonin herë në një anë e herë në tjetrën, e ndërronin fenë. Herë bëheshin katolikë e herë ortodoksë, pavarësisht se nën shenjën e Kryqit. Kishin një formim shumë elastik, që e kanë edhe sot. Këtu luan rol edhe pragmatizmi. Përshembull, për të siguruar qëndrimin në Greqi, disa ndërrojnë fenë.
Shqiptarët e ndërruan fenë për arsye pragmatike. Të siguronin një pozitë, të siguronin pronën. Dhe turqit e krijuan këtë mundësi. Për mua, një rol të veçantë ka luajtur edhe përdorimi i fesë sidomos në Veri për t u distancuar nga sllavët. Ka kolegë të veçantë, që nuk e pranojnë këtë tezë. Dhe ndryshimi i fesë i ka ndihmuar kontigjente të tëra shqiptarësh në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut, për të mos u asimiluar. Unë jam nga Shpuza në Mal të Zi dhe të parët e mi kanë qenë siç tregonin pleqtë, katolikë, ortodoksë
-Kthimi në fe për të mos asimiluar ka qenë një process i vetëdijshëm tek popullsia e Veriut?
Nuk mund të themi, se ishin të vetëdijshëm për këtë. Por duket se për t i rezistuar një presioni të tillë u ndjenë më të sigurt si muslimanë. Dhe çfarë ndodhi? Ata që mbetën ortodoksë, u sllavizuan. Ata që u islamizuan, u shpëtuan. Mbetën sot e kësaj dite shqiptarë. Tani ka lindur një rrezik tjetër në këtë territor, që këta muslimanë, me anë të martesave me boshnjake, janë sllavizuar. Sipas traditës, shqiptarët e merrnin nusen me pare, duhet t i çonin një prikë babait të nuses në këmbim të saj. Ai që ishte i varfër, do të mbetej pa nuse. Dhe çfarë bënte ai? Merrte një boshnjake. Edhe bëhej me nuse, edhe shpëtonte nga detyrimi.
--Sa e vërtetë është se gjatë viteve të pushtimit më parë se të sundimit, ushtarët turq kanë përdhunuar shumë vajza dhe gra shqiptare, ndërsa një pjesë e tyre mbushnin harremet e pashallarëve? Duke i shtuar këtyre edhe martesat në pesë shekuj, a mund të thuhet se në gjakun e shqiptarëve ka gjak turk?
Këto janë nga romanet dhe nga letërsia triller. Nuk është provuar një ndikim i tillë kaq i madh.Ndoshta, shqiptarët që kanë emigruar në Turqi, janë bashkuar me anë të martesave dhe vështirë të dallohen sa është turk e sa shqiptar. Por ka një gjë: Edhe turqit i vlerësojnë shqiparët si njerëz me karakter, si të ndershëm.
-Ata thonë: “Shqiptarët janë vëllezërit tanë”. A duan ata të thonë me këtë, se kemi gjak prej tyre dhe ata prej nesh? Dhe a nuk ishte e lehtë të përzihej gjaku i një popullsie të vogël nga një sundim i gjatë?
Jo, në asnjë mënyrë. Ai ka qenë një popull shumë i madh nomad, erdhi e u vendos në Anadoll dhe pjesërisht në Ballkan. Shqiptarët duke ndërruar fenë, bënë martesa me ta, u përzien, por është një përzierje që nuk ka çuar peshë.
Ndërsa si madhësi, nuk kemi qenë popull edhe aq i vogël. Mund të kemi qenë më shumë sesa tani, sepse shumë krahina tani janë shpopulluar. Si shembull, po sjell një fakt historik: Vetë autorët grekë tregojnë se kur u krijua shteti grek, morën një mësues për t i mësuar mbretit gjerman, gjuhën greke. Kur erdhi në Greqi, ai përpiqej të fliste me ata kapedanët dhe ata nuk dinin greqisht, dinin alvanika.
Kush është profesor Gazmend Shpuza
Vendlindja: Shkodër 1941
Shkolla e mesme “29 Nëntori”
Fakulteti Histori-Filologji 59- 63
Pedagog në Institutin e Shkodrës
Studiues në Institutin e Historisë në Tiranë deri në mesin e viteve 60
Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave Tiranë ( 89- 90)
Në 86-n emërohet shef katedre i Historisë së Shqipërisë në Fakultetin Filologjik
Ka mbrojtur titullin Profesor me temë mbi “Lëvizjen e Haxhi Qamilit”
Ka 12 botime për figura dhe ngjarje të historisë sonë
Prof. Gazmend Shpuza në studimin e Prof. Dr. Beqir Ismailit është radhitur midis figurave më të larta të kombit, për kontributin e tij intelektual. Ai është radhitur krahas Adem Demaçit, Adem Jasharit, Ali Podrimes, Andon Z.Çajupit, Dritëro Agollit, Din Mehmetit, Eqrem Bashës, Esat Mekulit, Faik Konicës, Ismail Kadaresë, Jup Kastratit, Martin Camajt, Fatos Arapit, Visar Zhitit etj. emrave që kanë dhënë kontribut për emrin e Shqipërisë dhe për çështjen e Kosovës.
Enver Hoxha ka shkruar libra, duke u konsultuar me historianët
Nuk ishte historian, por ishte një marksist, që impononte qëndrimin e tij ndaj saj“
Pas 45 vjetëve punë, sot ai është në pension. Sapo ka dalë dhe nuk është mësuar akoma me statusin e pensionistit. Gjëja më e parë që i vjen ndër mend në rezymenë e kësaj pune është se, gjatë këtyre 45 viteve, ka punuar duke menduar se do të jetojë nja 500 vjet. Një jetë e tërë në kërkim të dokumentacionit, për ta grumbulluar, një skedar i tërë sidomos për periudhën 1870-1920. Por studiuesi i historisë nuk i shkëput dot të tëra fijet me punën e tij. Sepse volumet dhe dorëshkrimëet që e rrethojnë në bibliotekën e shtëpisë nuk njohin ndërrim statusi. Tani për tani, një pjesë të madhe të tyre i ka ende në ish-zyrën e tij në Institutin e Historisë. “Akoma nuk më kanë nxjerrë jashtë“, thotë me humor. Por edhe në shtëpi, ka aq shumë, “sa me ba llafe me gruan,- thotë.- Ankohet vazhdimisht: Na mbytën librat„.
“Çfarë zgjidhjeje ka propozuar gruaja?,- e pyesim. “I është nënshtruar fatit. Se kur ka ardhur nuse, i kam thënë: ”I shikon këta libra?” -“Po”.- ”Këta nuk duhen luajtur.” Ndërsa më vonë , kur ka bërë llafe, i kam kujtuar: ”Të kam thanë, këto i ke gjetur ti”. Prof. Shpuza ndjen keqardhje që për mungesë të hapësirave, shumë librave është detyruar t u bëjë dalje nga shtëpia. Midis të tjerave e pyesim edhe për librat që mbajnë emrin e Enver Hoxhës.
-Volumet e librave të Enverit, i keni në bibliotekën familjare?
Kam ndonjë vëllim që ia vlen ta kesh. Por nuk kam pasur shumë.
-Sipas pikëpamjes suaj, “Shoku” Enver vetë i trajtonte apo ishte dorë e tjetërkujt?
Kështu thuhet. Dhe, me sa kam kuptuar, pavarësisht nga ideologjia, ai është konsultuar shumë me historianët dhe ka vënë dorë. Ai është konsultuar me Stefanaq Pollon, me profesor Aleks Budën në mënyrë të veçantë. Them se këto studime janë më të mirëfillta sesa ato raportet e Komitetit Qendror që i bënin grupe pune, njëri për bujqësinë, tjetri për industrinë.
-Ai na doli edhe historian këtu...
Jo, ai nuk ishte historian, por ishte një politikan, një marksist, që impononte pikëpamjet e tij mbi historinë.
-Ç i duhej atij të shkruante për Haxhi Qamilin? Nuk mjaftonin historianët për këtë punë?
Ishte koha për të evidentuar një hero fshatar, që kishte luftuar për tokën. Por edhe historianët u morën.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009