E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS-së në Tiranë: “Do të përfundojmë legalizimin”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë në Njësinë numër 6-të në Kombinat, më pas në Kashar dhe në zonën e njohur të “Misto Mames”. Rama është takuar me banorët dhe u ka shpërndarë personalisht planin me çështjet për të cilat Partia Socialiste angazhohet për të kryer në qeverisjen qendrore. Në këto takime Rama ka ndarë shqetësimin me banorët për legalizimin e banesave të tyre. Rama u ka premtuar që pas ardhjes në pushtet do të bëjë të mundur legalizimin e banesave të tyre. “Qeveria aktuale, që ju ka premtuar se do t ju legalizojë brenda një viti, pas 4 vitesh nuk e ka bërë. Kjo qeveri kishte kohë plot për të bërë të mundur legalizimin e banesave tuaja, por nuk e bëri. S e bëri se kishte hallin e punëve të veta, kjo është punë tjetër. Premtimi ishte se për një vit do t ju legalizojë të gjithëve, por pas 4 vitesh nuk ju ka legalizuar. Fatin tuaj ia la në dorë Shabanit, se vetë u mor me fatin e shtëpisë së vet. Ndërsa unë ju them se do t ju legalizojmë, por edhe do të përmirësojmë kushtet e jetesës dhe infrastrukturës dhe nuk do t ia lemë këtë punë Shabanit të radhës, por do ta drejtoj vetë unë”,- u shpreh kreu i PS-së, Rama, në bashkëbisedimin me banorët. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë edhe në Njësinë numër 4, në zonën e Alliasit.

Ky lajm është publikuar: 25/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›