Ramiz Alia i hapi dritën, ekspozitës së librave të shenjtë në Berat më 89-n
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Pengesa e parë ishte ligji që nuk lejonte, që këto dokumente të nxirreshin jashtë arkivit. Dhe ky ishte ligj arkivor, jo ndonjë ligj i sistemit
Diktatura ishte në ditët e saj të fundit, por “ujkut edhe një dhëmb kur i ka mbetur në gojë, kafshon” thotë një fjalë e urtë e përdorur nga ideologjia. Ishte fundi i viteve 80, kur njëfarë liberalizmi kishte nisur të ndihej. Por, regjimi ishte ende gjallë. Në këto kushte, historianët morën guximin që për herë të parë të ekspozonin pjesën më delikate të kulturës, së lidhur sa m e lashtësinë po aq edhe me praktikat religjioze, dëshmi e lashtë e Krishterimit në këtë vend. KODIKËT E BERATIT! Do të dilnin në dritë për herë të parë, pas ruajtjes me fanatizëm pikërisht prej regjimit fanatik të Hoxhës që nuk kishte kursyer të thyente maja minaresh e të shembte kupola kishash. Ateistët ndoshta nga një fuqi e fshehtë ishin ndalur të shkatërronin këto dëshmi të jashtëzakonshme që përbëjnë një nga pasuritë më të mëdha të kulturës botërore.
A ishte i vetëdijshëm apo jo regjimi dhe njerëzit që punonin për të, për këtë strehim që i kishin bërë Kodikëve të vyer dhe ruajtje nën masa të forta sigurie? Kjo është një pyetje që nuk merr lehtë përgjigje. Prof. Gazmend Shpuza nis rrëfimin:
“Në vitin 1989, me rastin e 2400-Vjetorit të themelimit të qytetit të Beratit, unë si drejtor arkivi bashkë me specialistët e Arkivit dhe të Ministrisë diskutuam që atje të hapnim një ekspozitë me Kodikët e Beratit. Problemi ishte shumë delikat, sepse këto ishin dokumente fetare dhe feja atëherë ishte e ndaluar me ligj. Pra, ishte me zarar ekspozimi. Unë bisedova edhe me profesor Alfred Uçin, në atë kohë ministër i Kulturës dhe ai nguli këmbë, që të bëhej kjo ekspozitë. I thashë: “Dakord jam, por unë do ta bëj këtë?” “Jo më tha,- të gjithë bashkë”.
Në atë kohë ishte president Ramiz Alia. Por pengesa e parë ishte, se ligji nuk lejonte, që këto dokumente të nxirreshin jashtë arkivit. Dhe ky ishte ligj arkivor, jo ndonjë ligj i sistemit. “Mund të ekspozoheshin vetëm në arkiv, por ndryshe në arkiv dhe ndryshe në Berat,- shpjegon prof. Gazmend Shpuza.- Në Berat na vunë në dispozicion një xhami në qendër, më duket Xhamia e Plumbit. Aty vumë edhe Kodikët, edhe dokumentet osmane. Kuptohet që Kodikët kishin një vlerë më të madhe për lashtësinë, por këto osmanet, për vetë kohën e sundimit osman, ishin me shumë interes. Dokumente të gjitha origjinale. Kur erdhën studiuesit e huaj, u mrekulluan. Tani ishte problemi si të nxirreshin dokumentet jashtë. Për të nxjerrë dokumentet jashtë, duhej të shfuqizohej ligji për arkivat, gjë që nuk kishte as kohë e as mundësi për ta bërë. Si do të nxirreshin atëherë?
“U konsultova me sekretarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka qenë Sihat Tozaj dhe ai foli me Ramiz Alinë, ish- kryetar i Presidiumit. Pasi u konsultua me të dhe mori miratimin e tij, edhe unë mora kështu njëfarë sigurie. Por pavarësisht nga kjo, u shkruan letra lart.... Letrat u bënë kryesisht për faktin e përmbajtjes së dokumenteve. Në këto letra thuhej se “janë ekspozuar dokumente me përmbajtje fetare që bëjnë propagandë, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën, me nenin kaq e aq dhe duhej dënuar kaq e aq. Mirëpo, u paralizuan të gjitha këto përpjekje, me thënë të drejtën.
Por më e veçanta ishte, se u morën masa të rrepta për sigurimin e këtij dokumentacioni. Situata dukej jo fort e stabilizuar. Ishte problemi se mos na i vidhnin. Punonjësit e Arkivit i futën dokumentet në kasa metalike, i vulosën, i dyllosën, u vunë drynat dhe këto u çuan në Degën e Brendshme të Beratit për të “fjetur” një natë aty. Punonjësit tanë kërkuan që të rrinë në Degë bashkë me dokumentet për siguri. Pati ndonjë kundërshtim nga punonjësit e Degës, por më në fund u pranua. Kur këto dokumente u ekspozuan, vinin pleq e plaka të Beratit, për të parë Kodikët dhe ashtu si fshehurazi, e bënin një kryq”, tregon profesor Shpuza. Pas mbylljes së ekspozitës aty nga ora 7 (19.00), u fut dokumentacioni në arka metalike dhe u nis drejt Tiranës nën roje të superarmatosura. Prof. Shpuza kujton se ka pasur edhe shprehje të tilla si: “Pse i ruani kaq shumë?! Ideologji fetare janë”, por pas këtyre ishte qëllimi për të ulur vigjilencën dhe për t i zhdukur ato,- thotë me dyshim historiani. “Sepse na doli fill pas kësaj, që në Berat dhe në Gjirokastër, ikona që ishin ruajtur nëpër familje, morën rrugën drejt Greqisë. Me sa di unë, edhe kodikë kanë shkuar në Greqi, por jo kaq të lashtë, jo me vlerën e këtyre. Prof. Aleks Buda dhe Prof. Alfred Uçi e quajtën këtë ekspozitë “zhburgosja e parë e dokumenteve”.
Priftërinjtë që u pushkatuan për fshehjen e Kodikëve
“Nuk arritëm t i dekoronim të gjithë ata që shpëtuan Kodikët nga plaçkitja”
“Ka një histori të rrallë që u bën nder beratasve, qoftë kur Berati ra nën pushtimin sërb, qoftë në kohën e gjermanëve,- tregon prof Gazmend Shpuza.- Kodikët janë mbrojtur me gjak. Për ata njerëz që sakrifikuan jetën, unë pata propozuar për t i dekoruar”. Për Kodikët, historia dëshmon se në Shekullin XIV, një prift i ka ruajtur dhe i ka marrë në shtëpinë e vet. Ky prifti quhej Skuripeqi. Dhe mendohet që është paraardhësi i familjes Zguri. Këta pastaj janë islamizuar. Kur ka ardhur ushtria serbe, ka kërkuar që t i dorëzojë, por ky nuk i ka dorëzuar. E kanë ekzekutuar. Kisha ka pasur një rregull të brendshëm që, një këshill priftërinjsh duhet ta dinte ku janë. Momenti i dytë ka qenë në Luftën e Dytë Botërore. Nazistët kanë kërkuar kodikët, por urdhri i tyre është refuzuar. Kur janë vënë priftërinjtë para togës së ekzekutimit që t i nxirrnin, përsëri nuk i kanë treguar kodikët.Për këtë detaj, profesor Shpuza thotë se nuk është një gojëdhënë, por një fakt historik. “Ne atëherë propozuam për dekorimin e tyre dhe një pjesë i dekoruam, ndërsa një pjesë nuk artitëm t i dekoronim”, thotë ai. Ai shpjegon se Kodikët kanë qenë vazhdimisht synim i ushtrive pushtuese dhe janë mbajtur të fshehtë në të gjitha kohërat shtëpi më shtëpi. “Por, nuk arritëm t i dekoronim të gjitha ato familje, që kishin kontribuar për këtë”.
LASHTESIA
Hipoteza e studiuesit gjerman për njërin nga Kodikët
“Kodiku juaj është më i lashtë se shekulli i gjashtë”
Kodikët e Beratit, ndër 7 pasuritë më të madhë të Kulturës Botërore, madje njëri prej tyre llogaritet ndër tri më të rëndësishmit, janë: njëri i shekullit të gjashtë dhe tjetri i shekullit të nëntë. Kur erdhi njëherë një studiues gjerman për vizitë në arkiv, specialist në studimin e Kodikëve, (ai kishte bërë klasifikimin e Kodikëve të Vatikanit), iu nxorrën Kodikët. “Ne jemi pak dorëlëshuar, sidomos për autoritete të tilla. Por ka pasur raste, që i janë dhënë në dorë edhe personave që nuk u duhej të jepeshin,- thotë profesor Gazmendi. -Studiuesi gjerman, sa e pa Kodikun më të vjetër, shtangu. Pastaj tha: “A më lejoni ta prek? “Po nuk e prekët ju, kush do ta prekë?”, e begenisëm ne. ”Jo, -na sqaroi ai- Nuk është ashtu. Ju po tregoheni shumë bujarë. Unë kam punuar në Vatikan 3 vjet dhe nuk kam prekur, me përjashtim të rrallë, kodik me dorë. Të gjithë i kam konsultuar me kamer. Nuk t i jep askush në dorë këto dokumente”. Që në momentin e parë, ai vuri re karakteret e gëmave nistore dhe nisur prej tyre, tha se këta Kodikë ishin edhe më të lashtë. Ne i jemi përmbajtur edhe sot e kësaj dite, tezës që janë kodikë të fillimit të shekullit të gjashtë. Ndërsa studiuesi gjerman e avancoi këtë datë edhe më shumë dhe tha se ka shumë mundësi që të jenë të shekullit të pestë. E pyeta se ku e bazonte dhe m u përgjigj: ”Nga këto gërmat nistore,- ishte përgjigja e tij.- Këto gërma kanë filluar të përdoren që në fund të shekullit të pestë”. Por kjo nuk ishte gjë e vogël, na thotë profesor Shpuza. Por për ta provuar këtë tezë, ai duhej të punonte me to. Pas kësaj, unë ndjenja edhe 2 vjet në Arkiv, por nuk di të ketë ardhur më.
Ky lajm është publikuar: 23/06/2009