E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzoi 17-vjeçaren prostitutë, kapet tutorja



TIRANE - Dy vajza u arrestuan nga oficerët e Antitrafiqeve të Tiranës gjatë orëve të vona të së martës, duke gdhirë dita e djeshme, njëra për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për ushtrim të këtij aktiviteti. Arrestimet u realizuan në një hotel në rrugën “Don Bosko” të kryeqytetit, në momentin kur 17-vjeçarja me iniciale B.Q., po ushtronte prostitucion kundrejt shumës prej 50 mijë lekësh të vjetra, me një klient që i kishte “servirur”, tutorja e saj, studentja 24-vjeçare, Orjana Këllezi. Sipas burimeve nga policia, Këllezi e kishte joshur adoleshenten, e cila vazhdonte shkollën e mesme në vitin e tretë, duke i premtuar se në këtë mënyrë mund të fitonte para shumë lehtë, që më pas të vazhdonte edhe ajo shkollën e lartë. Më pas kishte nisur me radhë që ta prezantonte me klientë, që 24-vjeçarja ia prezantonte gjimnazistes si miq të saj, me të cilët më pas ajo shkonte në hotele të ndryshme në “Don Bosko” dhe “Laprakë”, ku ushtronte prostitucion, kundrejt pagesave që varionin nga 30 deri në 50 mijë lekë të vjetra. Burime nga Policia e Tiranës thanë se arrestimi i Orjana Këllezit u krye me akuzën “shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për gati dy muaj për prostitucion, me qëllim përfitimi, 17-vjeçaren B.Q.. Ndërsa kjo e fundit u arrestua në flagrancë me akuzën “prostitucion”, pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 50 mijë lekë të vjetra dhe 4 telefona celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›