E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, dëmtohet ujësjellësi, disa fshatra pa ujë

Banorët në disa fshatra në Malësi të Madhe kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi ujësjellësi që furnizon këto zona është dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar.
 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të natës së mbrëmshme ku persona të panjohur kanë dëmtuar me mjete të forta ujësjellësin e fshatit Rrjollë në komunën Shkrel të Malësisë së Madhe.
 

Sipas drejtuesve të Ujësjellësit në Malësinë e Madhe të gjitha tubacionet janë dëmtuar dëmi është i konsiderueshëm.
 

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa banorë të zonës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›