E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, dhunohen simbolet fetare, tritol kryqit katolik

MALËSI E MADHE- Kryqi i një varri 120 vjecar në varrezat e myslimanëve të fshatit Kokë-Pataj në Malësinë e Madhe është bërë objekt i dhunimit të simboleve fetare në këtë zonë. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se pranë varrit është vendosur një sasi e konsiderueshme lëndë plasëse e cila ka sjellë dëmtimin e kryqit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së të dielës, ndërsa akoma nuk dihet autori dhe motivi i kësaj ngjarjeje.
Në këtë varr ndodhen eshtrat e njërit prej banorëve të zonës Kokë Palushaj, ndërsa sipas komunitetit të zonës ky varr u përket ushtarëve austriakë. Banorët theksojnë se mardhëniet në zonë janë shumë të mira pavarësisht përkatësisë fetare, ndërsa shpreh se ky veprim mund të jetë bërë qëllimisht nga individë të caktuar për të nxitur provokimet ndërfetare.

Edhe 3 vite më parë, ky varr është bërë pre e vendosjes së një sasie tritoli ku u dëmtua kryqi i vendosur mbi të. Një tjetër rast i ngjashëëm është shënuar dy vite më parë në komunën Bushat ku u dëmtua kyqi i vendosur në majë të kodrës së Zefianës. Persona të cilët mbeten ende të paidentifikuar sharruan dy herë simbolin fetar në komunën e Bushatit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›