Policia ndërtimore shemb ndërtesën e deputetit Dashamir Peza

Policia e ndërtimit ka marrë nismën për të rrëzuar ndërtesën e deputetit të PS-së Dashamir Peza.
Ndërtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa 15 katëshit në kryeqytet ka filluar të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i policisë ndërtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se në përputhje me ligjin për urbanistikën kjo ndërtesë është e paligjshme.
Tashmë fadromat e policisë ndërtimore kanë filluar nga puna për prishjen e këtij objekti 12 katësh i cili sipas saj është i paligjshëm.
Ndërkohë kjo ndërtesë u denoncua edhe nga Kryeministri Sali Berisha ditë më parë i cili theksoi se kjo ndërtesë është bërë në kundërshtim me ligjin.