Lezhë, humb jetën 70-vjeçari në një aksident
Një 70-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme, pasi u godit nga një furgon. Viktima Ndue Luca ishte duke udhëtuar me motor në aksin rrugor Lezhë-Fushë Krujë, teksa u përplas nga automjeti. Goditja ka qenë fatale për 70 vjeçarin, i cili nuk arriti që të shpëtonte. Sipas policisë, Ndue Luca, 70 vjeç, nga fshati Ishull Lezhë gjeti vdekjen e menjëhershme ditën e djeshme rreth orës 18:30, pasi u përplas nga një mikrobus me targa LE 7238A dhe një automjet tip "Benz" me targa LE 7588 A, tek kryqëzimi i aksit rrugor Lezhë-Fushë Krujë. Edhe pse ndaj viktimës u dha ndihma e parë, ai nuk ia doli të shpëtonte. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje. Ajo ka ngritur një grup pune për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Berat, plagoset një biznesmen italian nga ortaku i tij
Sherri për biznesin ka çuar në spital një biznesmen italian 68-vjeçar. Salvadore Michele, është qëlluar me mjete të forta nga bashkëortaku i tij, Afrim Merke, në një firmë konfeksionesh. Michele është dërguar në spitalin e Beratit ku po merr ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që nuk është bërë asnjë denoncim në polici. Shkaku i zënkës ka qenë kërkesa e italianit për t'u ndarë si bashkëortak me shqiptarin nga firma e konfeksioneve, pasi 68-vjeçari Michele dyshonte se Merke nuk i deklaronte të ardhurat e firmës. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer ortakut të tij shqiptar dhe shpejt debatet verbale ia kanë lënë vendin konfrontimit fizik. Më i dëmtuar ka qenë italiani, i cili ka marrë disa plagë në trup, por që nuk e rrezikojnë për jetën.