Tragjedia e Butrintit, në pranga edhe 2 të tjerë
Dy organizatorë të tjerë të tragjedisë së Butrintit janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit. Tashmë numri i personave që kanë rënë në pranga, përgjegjës për vdekjen e katër viktimave dhe një të zhdukuri, ka shkuar në katër, duke e ulur në dy numrin e të kërkuarve nga uniformat blu. Policia e Shtetit ka arritur që të vërë në pranga Dashamir Manen, personin që transportoi me varkë klandestinët, si dhe Hyqmet Sollakun, që ka ndihmuar në organizimin e trafikut. Uniformat blu janë në kërkim të dy personave të tjerë, Brahim Madhit dhe Albert Gegas. Para dy ditësh, ata vunë në pranga Ahmet Bushin dhe Bashkim Senën. Mbrëmjen e së dielës, në datën 19 tetor, një grup prej së paku 24 personash, po kalonin nëpërmjet liqenit të Butrintit, për në territorin grek. Ata u ndanë në dy grupe. Ndërsa grupi i parë ia doli të kalonte, për grupin e dytë kalimi në liqen rezultoi fatal për jetët e tyre. Ndërsa bëri pak metra rrugë, varka filloi të merrte ujë, duke filluar që të fundosej. Kjo bëri që tek njerëzit të shkaktohej panik dhe më pas, barka të përmbysej. Nga kjo, humbën jetën katër persona dhe një tjetër rezulton i zhdukur. Viktimat janë Elvira Jaho, 22 vjeçe dhe vajza e saj, 3-muajshe. Ndërsa një ditë më vonë u gjendën trupat e dy personave të tjerë, Festim Hoxha nga Fieri dhe trupi tjetër dyshohet të jetë i Armarildo Kukës.
Arrestimi
Pas identifikimi të personave përgjegjës për tragjedinë e Butrintit, policia nisi nga puna për arrestimin e tyre. Ajo filloi një operacion të gjerë në zonat ku mendohej se mund të ishin të kërkuarit. 23-vjeçari Mane u arrestua në mëngjesin e ditës së djeshme në fshatin Shelegar, në Sarandë. Pas shpalljes në kërkim, ai ishte fshehur në një banesë. Ndërkohë 41-vjeçari Sollaku u kap në Tiranë. Arrestimi i tij u krye ditën e djeshme, në një shtëpi në lagjen “Kombinat”, ku ai qëndronte i fshehur.
Sipas policisë, Mane është personi që ka transportuar me varkë në datën 19.10.2008 shtetasit që do të kalonin kufirin, ndërsa Hyqmet Sollaku ka organizuar ndihmën për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Hetimet
Pas përmbytjes së një varke të mbushur me klandestinë mbrëmjen e së dielës, ku humbën jetën katër persona, ndërsa një rezulton i zhdukur, u shpallën në kërkim gjashtë persona. Policia krijoi menjëherë grupin e hetimit, të kryesuar nga prokurori i Rrethit Gjyqësor Sarandë, Alfred Agolli, në përbërje të të cilit janë drejtues të policisë së Qarkut Vlorë, drejtues të Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, oficerë të Policisë Gjyqësore, ekspertë kriminalistë, e mjeko-ligjorë.
Në polici u shoqëruan dhe u pyetën rreth 27 persona. Nga puna e kryer u identifikuan gjashtë persona përgjegjës për vdekjen e katër njerëzve dhe zhdukjen e një 17-vjeçari.
17-vjeçari i zhdukur
Vazhdojnë kërkimet për 17-vjeçarin e zhdukur, Ndriçim Myftari. Megjithatë, ende nuk është arritur që të gjendet asnjë shenjë e tij. Policia po kërkon në liqen, si edhe në zonën përreth. Sipas deklaratave të marra, Myftari ka qenë në varkë mbrëmjen e së dielës. Megjithatë, shokët e tij shprehen se ai ka qenë një notar i mirë dhe mund të ketë arritur që të shpëtojë. Polumbarët e RENEA-s vazhdojnë kërkimet në liqen, ashtu si në tokë nga ana e uniformave blu. Ndërkohë, po punohet për të përcaktuar nëse ka viktima të tjera, të cilat rezultojnë të zhdukura. Sipas Policisë së Shtetit, vazhdojnë kontaktet me të gjithë qarqet e vendit për informacione mbi persona që mund të jenë nisur për Greqi ditët e fundit dhe kanë humbur kontaktet me familjet.
Në kërkim
1. Brahim Madhi
2. Albert Gega