E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Alibeaj: Kufizimi i imunitetit, me ndryshim në Kushtetutë

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë duhet të realizohet me ndryshimin e Kushtetutës. Deputeti i Partisë Demokratike theksoi gjatë një prononcimi për AS se kufizimi i imunitetit me vetëdeklarim, apo me një nismë ligjore, nuk do ti garantonte organit të akuzës të drejtën për të kryer një luftë efektive ndaj korrupsionit në nivelet e larta të administratës, qoftë edhe të politikës. Një rregullim uniform mund të bëhet dhe duhet bërë në këtë rast, ti biem si të thuash problemit drejtpërdrejtë, me ndryshimin kushtetues. Absolutisht mund tu them se kjo nuk është e vetmja që do të bëjë mrekullinë, porse është një nga mjetet më të sigurta, më efektive që ti krijojë komoditetin e duhur sistemit të Prokurorisë për të hetuar në çdo rang të administrimit të punëve publike të një vendi, deklaroi deputeti i PD-së. Prej disa vitesh, deputetët e djathtë kanë firmosur deklaratën me të cilën heqin dorë vullnetarisht nga imuniteti. Partia Socialiste dhe juristët shprehen se nuk ka asnjë vlerë ligjore, por për ish-ministrin e Drejtësisë nuk është kështu. Ka shumë vlerë ligjore, sepse imuniteti tek e fundit është një e drejtë personale që një deputet ka. Është një mburojë ligjore që ai ka. Nuk dua ta kem, dhe e heq. Kjo vlen vetëm për ata që e heqin, sepse të tjerët që nuk e heqin, çuditërisht pjesa e opozitës që nuk do ta heqë. Ajo është një pjesë që nuk mund të hetohet, sepse ende e ka imunitetin, theksoi anëtari i Komisionit të Ligjeve. Por, kufizimi i privilegjit të imunitetit, sipas ambasadorit të OSBE-së, nuk duhet realizuar me ndryshimin e Librit Themeltar të Shtetit. Sipas Uollfarth, Kushtetuta nuk duhet prekur herë pas here sipas interesave të politikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›