E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në tryezë e biznesin: Do heqim referencat

Kreu i PS, Edi Rama

Kreu i PS prezanton prioritetet e programit të ri në mbështetje të biznesit: Do zgjidhim çështjen e pronës.

Konfirmon tezën e Blushit: Jo taksë që rëndon mbi shtresën e mesme.

Kreu socialist, Rama, premtoi dje para përfaqësuesve të biznesit se me ardhjen në pushtet të PS-së do të heqë sistemin e referencave. Dëshiroj po ashtu që solemnisht të angazhohem përpara jush që ne do ti heqim përfundimisht referencat. Sistemi i referencave aktuale është mjet abuzimi politik. Ato u vendosën kur teknologjia ishte larg optimales, me idenë për të mos lejuar abuzim me çmimet dhe faturat, por tanimë janë kthyer në gangrenë për biznesin, në gangrenë për qeverisjen, në gangrenë për shoqërinë, u shpreh Rama. Kreu socialist konfirmoi dje tezën e Ben Blushit të shprehur në Panorama për aleancën e së majtës me klasën e mesme. Duam një taksim të ndershëm dhe jo taksë të sheshtë që rëndon mbi të varfërit e mbi shtresën e mesme. Biznesit i duhet një konsumator i fortë, u shpreh Rama në profilin e tij në Twitter pas takimit me përfaqësuesit e biznesit. Sipas Ramës, PS nuk është një e majtë dogmatike por e përshtatur në kërkesat e shoqërisë. Programi ynë ka nevojë për tu diskutuar dhe për tu detajuar në vazhdimësi. Unë sot paraqita vetëm disa parime, ne u qëndrojmë këtyre parimeve, por ne nuk jemi një e majtë dogmash, por jemi një e majtë vlerash. Ashtu sikundër për ne, ajo që funksionon është ajo që duhet bërë pa u barrikaduar në llogore ideologjike, të cilave u ka ikur koha, u shpreh kryesocialisti. Në ndihmë të biznesit, Rama premtoi zhdukjen e procedurave burokratike. Dëshiroj tju them se ne duam ta garantojmë sipërmarrjen, duke i lehtësuar një pjesë të madhe të stresit dhe të mundimeve në ecejaket e pafundme administrative dhe duam ti unifikojmë institucionet fiskale në një të vetëm. Duam të krijojmë një strukturë të vetme të të ardhurave, e cila ti shkurtojë biznesit kohë dhe kosto, por të lehtësojë dhe kostot administrative të vetë qeverisë, duke krijuar kushte për transparencë dhe për ulje të konsiderueshme të abuzimit, u shpreh Rama. Kryesocialisti premtoi se do ti japë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave kur të vijë në pushtet e majta. Ne kemi marrë angazhim solemn për ti dhënë zgjidhje pronës, është përgjegjësi 20-vjeçare që mbetet mbi shpatullat e politikës. Kryesocialisti tha se me një partneritet të hapur do ti jepet fund monopoleve në vend. Ne jemi të bindur se pa një partneritet të hapur me sipërmarrjen e lirë, Shqipëria nuk mund të dalë jashtë krizës dhe as të shkojë drejt horizontit të së ardhmes. Të çlirohemi nga sipërmarrja e ngarkesës së padrejtë, keqpërdorimit dhe monopolizimit të saj, monopolizimit të oportuniteteve, krijimit të kushteve për një konkurrencë të hapur, të lirë të ndershme.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›