Mali i Zi në krizë të thellë, kërkon kredi nga jashtë
Qeveria e Malit të Zi duket se ka hyrë në vështirësi të mëdha financiare gjatë muajve të fundit, kryesisht për shkak të rënies së shpejtë të të ardhurave tatimore dhe vonesës së qeverisë në shkurtimin e shpenzimeve, bën të ditur Balkaninsight. Të ardhurat e republikës së vogël kanë rënë ndjeshëm për shkak se kriza ka ulur importet e mallrave. Ministri i Financave, Igor Luksic, deklaroi i lumtur në Parlament se qeveria ia ka dalë tani me sukses të shlyejë pagat, pensionet dhe asistencën ekonomike në kohë dhe se nuk është shënuar asnjë vonesë e tillë. Por tani, qeveria ka nevojë të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet, në mënyrë që të mos hyjë në paaftësi për të shlyer detyrimet e veta. Propozimet aktuale janë që pagat e sektorit publik të reduktohen me 10 për qind, ndërsa investimet të shkurtohen me 34 për qind, me qëllim që të përballohet kriza.
Mali i Zi ka euron për monedhë zyrtare që nga viti 2001 dhe mungesa e të ardhurave buxhetore nuk lë asnjë rrugë tjetër, përveç shkurtimit të shpenzimeve. Republika e vogël realizoi një rritje marramendëse ekonomike gjatë vitit të kaluar, furnizuar nga bumi në sektorin turistik, si edhe nga të ardhurat e bollshme të industrisë së rëndë. Por, gjithçka ka ndryshuar tashmë. Numri i turistëve është në rënie, ndërsa investitorët e huaj janë larguar. Vendimi më i gabuar i qeverisë së Podgoricës sipas ekspertëve ishte rritja e pagave të sektorit publik dhe pensioneve me më shumë se 30 për qind vitin e kaluar. Mali i Zi duhet të përballet gjithashtu edhe me rrezikun e falimentit të kompanisë kombëtare të fluturimeve ajrore, një aset shumë i rëndësishëm ky, pasi shërben për të sjellë turistët e pasur nga Europa Perëndimore.