Thaçi: I kam 50 milionë euro për autostradën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi dje se ka siguruar rreth 50 milionë euro financim për një autostradë që duhet të lidhë kufirin shqiptar me atë serb dhe që konsiderohet si zgjatim i autostradës Durrës-Kukës. Thaçi nuk dha detaje mbi burimin e financimit, por theksoi se autostrada Vërmicë-Merdarë do të fillojë të ndërtohet në vjeshtë. Ai shtoi gjithashtu se për këtë projekt madhor ka kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të investojnë.
Thaçi tha se mjetet e miratuara në Kuvend mundësojnë realizimin e ëndrrës kosovare, ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë. "Është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për fillimin e kësaj autostrade, e cila do t‘i hapë perspektivë të sigurt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe modernizimit të vendit", tha Kryeministri.
Është shumë me rëndësi, sipas tij, që ka investitorë dhe kompani të fuqishme ndërkombëtare që janë të interesuara të marrin përgjegjësi dhe të investojnë në Republikën e Kosovës.
"Jemi duke punuar me bindje të plotë, me respektimin e plotë të transparencës, të të gjitha procedurave. Ky proces i aspekteve procedurale do të përfundojë së shpejti dhe me fillimin e muajve të parë të vjeshtës do të fillojë definitivisht edhe ndërtimi i këtij projekti madhor".
Buxheti i qeverisë së Kosovës është vënë në vështirësi serioze gjatë kohëve të fundit, për shkak se gjatë vitit 2008, qeveria e drejtuar nga Thaçi shpenzoi pothuajse të tërë rezervat buxhetore që vendi pati kursyer gjatë viteve të fundit. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi republikën e re të kujdeset për një buxhet të balancuar, që në deklaratën e parë që bëri pas anëtarësimit të Prishtinës në organizatat financiare ndërkombëtare.