Mali i Zi njeh Pavarësinë e Kosovës
Mali i Zi ka njohur sot Pavarësinë e shtetit më të ri të Europës, Kosovës. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Malit të Zi. “Qeveria ka marrë pasditen e sotme vendimin në unanimitet të plotë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës”, tha Milan Rocen. Me Malin e Zi bëhen 49 shtete që njohin Kosovën. Pak ditë më parë shtetin e ri e njohu edhe Portugalia. Njohja nga ana e Malit të Zi vjen një ditë pas miratimit te rezolutës serbe në OKB. Ndaj Serbia në shenjë proteste, ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme të amdasadorit të saj nga Mali i Zi.