E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë vetë humbin jetën në Tiranë, Durrës e Tepelenë

Pesë persona kanë gjetur vdekjen gjatë ditës së sotme në Tiranë, Durrës dhe Tepelenë. Ata ishin të moshës nga 30 deri në 50 vjeç. Një i ri 30 vjeç mbeti i vdekur në Fier si pasojë e aksidentit në punë, kur ra në kontak me rrymën elektrike në punë e sipër. Ndërsa një 34 vjeçar u aksidentua me motorrin e tij, në Tiranë të Re. Fatale ka qenë dita e sotme edhe për 48 vjeçarin nga Rinasi që u godit nga infarkti në zemër. Ndersa në orët e mbremjes një i ri ende i paidentifikuar u gjet i vdekur ne autostradën Tiranë-Durrës, i goditur nga një automjet që u largua nga vendi i ngjarjes.  

Trupi i pajetë i të riut u gjet në autostradën Tiranë-Durrës, teksa po përpiqej të kalonte trasenë ndarëse të rrugës. Ngjarja ndodhi në orën 20.30 në afërsi të fshatit Shënavlash. Burimet policore konfirmojnë se djali ishte duke kaluar autostradën teksa është goditur nga një makinë. Automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë i të riut që mendohet të jetë rreth 23 vjeç gjendet në morgun e spitalit të Durrësit. Nuk dihet identiteti i tij, pasi nuk iu gjet asnjë mjet identifikues me vete.

Lorenc Topuzi, 30-vjeç, vdiq sot teksa po punonte në një firmë tendash. Ai ishte banues në Elbasan por po punonte si montator saldator në Tepelenë. Ngjitja në skelë ka qenë fatale për të riun që po vendoste flamuj pranë një karburanti. Sipas policisë, vdekja erdhi si pasojë e kontaktit të shtyllës me telat e tensionit të lartë.

Shaqir Mulaj 48 vjeç është gjendur i vdekur në fshatin Rinas të rrethit të Krujës, si pasojë e goditjes së infarktit. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë për gjetjen e trupit të shtrirë në rrugë dhe e kanë dërguar në spital. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 16.00 dhe pas këqyrjes së kufomës ka rezultuar  nuk kishte shënja dhune në trup. Burimet policore konfiromojnë se nga ballafaqimi i dëshmitarëve okularë dhe  bazuar në provat shkencore të ekipit mjeko - ligjor rezultoi se 48- vjeçari kishte vdekur nga një goditje e infarktit të miokardit.

Ndërsa 34 vjeçi që mbeti i vdekur në Tiranë të Re po udhëtonte me motorr tek ura e Shkollës Teknologjike. Shkak i vdekjes së shtetasit Arben Suli, u bë humbja e kontrollit të mjetit motorrik. Sipas grupit hetimor u konklua se, motorri tip “Lialing” me dretues shtetasin Arben Suli, 34- vjeç, duke udhëtuar në këtë aks rrugor, fillimisht është përplasur me trotuarin anësor të rrugës, dhe më pas është përplasur me automjetin tip “Minibuz” me drejtues shtetasin Shefqet Mezini, 41 vjeç.

Një tjetër vdekje ka regjistruar sot policia e kryeqytetit. 42- vjeçari Kujtim Elezi është vetëvarur në shtëpinë e tij, në rrugën “Ali Visha”. Duke iu referuar deklarimeve të familjarëve, policia njoftoi se “ky shtetas është vetvarur me një litar”. Ai ka tentuar dhe një herë tjetër për t’u vetëhelmuar, pasi shpesh herë ka pasur çregullime mendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›