Islami: Do të futem në Kuvend
Autori i Lajmit: Redaksia
“Nuk do të djeg mandatin e deputetit por do të futem në Kuvend”. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami duke iu përgjigjur kështu edhe letrës që kryetarja e Kuvendit Topalli i ka dërguar deputetëve socialistë. Islami ka pohuar se nuk do të lejojë që të digjet mandati i tij dhe nuk do të thyejë Kushtetutën. Sipas Islamit mandati është individual dhe deputeti si përfaqësues i popullit duhet të jetë pjesë e Kuvendit. Ai shtoi gjithashtu se beson se edhe deputetët e tjerët të cilët janë kundër bojkotit do të bëhen pjesë e Parlamentit. Ndërkohë Islami ka theksuar gjithashtu se beson se së shpejti Grupi Parlamentar i PS-së do të futet në Kuvend. Ai ka deklaruar gjithashtu se Grupi Parlamentar do të vijë tek pozicioni që kanë mbajtur të pestë deputetët që janë kundër bojkotit. “Partia Socialiste ka pësuar një sërë dështimet duke filluar që me zgjedhjet e 28 qershorit, bojkotit të Parlamentit, protestave dhe kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme”, - theksoi Islami duke shtuar se pas këtyre dështimeve Grupi Parlamentar i PS-së do të arsyetojë dhe do të futet në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 16/01/2010