E Diel, 1 Nëntor 2026

Maliq, nis prishja e ndërtimeve pa leje, banorët kundërshtojnë

KORCE- Ndërhyrja e Bashkisë së Maliqit në Korcë për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilësuara si kioska, ka shkaktuar përplasje me pronarët e tyre. Këta të fundit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e ndërtimeve duke pretenduar se ndërhyrja është e paligjshme pasi pritet vendimi i gjykatës për ndërtesat , të cilat sipas tyre janë në proces legalizimi.

“Kemi vendim për pishjen e objekteve jo që nuk legalizohen por që janë kisoka. Pavarësisht se objekti është në proces legalizimi nga Aluizni i Korcës, ata nuk kanë të drejtë të legalizojnë një objekt kioskë” shprehen punonjësit e bashkisë.

Aksioni i ditës së premte ka vijuar me prishjen e katër ndërtimeve pa leje.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›