Shkarkime në kaskadën e Drinit, Prifti: S’ka rrezik përmbytjesh
TIRANE- Rreshjet e shiut kanë rritur ndjeshëm prurjet në kaskadën e Drinit , cka ka bërë të detyrueshme nisjen e shkarkimeve. Ministri i Energjetikës Dritan Prifti deklaroi se situata është nën kontroll që do të thotë se nuk do të ketë përmbytje në zonën e Shkodrës.
“Nivelet kanë pësuar një rritje të ndjeshme dje për shkak se prurjet në Fierzë kanë shkuar 1400 metër/kub në sekondë. Fierzën e kemi 296.27 dhe kemi vendosur të fillojmë atje shkarkimet. Kur nuk vazhdojnë shirat dhe kur nuk ka prurje të mëdha nga lumenjtë e tjerë vec Drinit , nuk mendoj që ka ndonjë predispozitë për të patur përmbytje në Shkodër.” u shpreh Prifti.
Sipas ministrit Prifti situata hidrike ka rritur në mënyrë të kënaqshme edhe eksportin e energjisë elektrike ku nga 12.4 milionë kilovat/ orë energji në ditë që janë eksportuar deri tani do të shkojë në 15 milionë kilovat /orë.
“Ditën e djeshme kemi prodhuar 27 milionë kilovat/ ore energji. është konsumuar në vend 19 milionë kilovat/ orë . Nga sot e mbrapa eksporti do të shkojë në 15 milionë kilovat/ orë ” u shpreh Prifti.
Ministri foli edhe për ndryshimin e ligjit të gjobave për karburantet duke theksuar se ky ligj do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e karburanteve.
(e.n/News24/BalkanWeb)