Kater zyrtare ne korrupsion pronash
Durres- Korrupsioni me pronat con ne pranga sektorin e ALUIZNI-t ne Shkozet te Durresit. Shefi i zyres se bashku me tre vartesit e tij, u arrestuan mbreme ne kuader te operacionit te koduar “Legalizimi”. Burime zyrtare bene me dije se agjentet e Zyres Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar, ne bashkepunim edhe me prokurorine, hetonin prej disa muajsh dyshimet per afera ne kete zyre, ku kundrejt pagesave nga 300-1mije euro kryenin favore, duke rritur siperfaqet e legalizuara apo kryer veprime jashte afateve ligjore. Te arrestuarit jane Qamil Byberi 65 vjec, drejtues i Zyres se ALUIZNI-t Shkozet, Rexhep Kucana 52 vjec, pergjegjes i Grupit te Kontrollit te Territorit, Gjon Doci 49 vjec, specialist Terreni prane Zyres se ALUIZNI-t Shkozet dhe
Gentiana Gjepali 38 vjece, pergjegjese e Grupit te Kontrollit te Territorit.
Ne baze te vendimeve te Gjykates se Rrethit Durres, ndaj kater zyrtareve; Qamil Byberi, Rexhep Kucana dhe Gjon Doci, eshte caktuar masa e sigurise “arrest ne burg” dhe ndaj Gentiana Gjepalit, masa e sigurise “arrest shtepie”, per veprat penale te “korrupsionit pasiv”, nga persona qe ushtrojne funksione publike dhe shperdorimit te detyres.
“Ne baze te hetimit te kryer, dyshohet se gjate kryerjes se funksioneve te tyre si punonjes te Agjencise se Legalizimit, Urbanizimit e Integrimit te Zonave dhe Ndertimeve Informale te Qarkut Durres, kane kryer veprime ne kundershtim me detyren dhe akte korruptive, gjate procesit te legalizimit te ndertimeve pa leje”, thane burime zyrtare per kete rast. Ata akuzohen se kundrejt ryshfetit kane kryer legalizime, per ndertime te paperfunduara brenda afatit te lejuar, apo kane legalizuar per klientet e tyre me shume ndertime sesa keta te fundit kishin realisht. Po ne baze te hetimit rezulton se veprime te tilla jane kryer kundrejt shumave qe varionin nga 30 mije leke, deri ne 1 mije euro, ne vartesi te madhesise se ndertimit te legalizuar. “Vazhdon puna hetimore edhe per persona te tjere te dyshuar si te implikuar ne kete veprimtari”, sqaruan burime policore. Per hetime te metejshme dosja “Legalizimi” i ka kaluar prokurorise, ndersa priten edhe arrestime te tjera ne ditet e ardhshme. Dy dite me pare u arrestua edhe juristi i Qarkut Elbasan po per nje ceshtje korruptive, leshimin e nje certifikate pronesie.
Te arrestuar:
Qamil Byberi 65 vjec, drejtues i Zyres se ALUIZNIT Shkozet
Rexhep Kucana 52 vjec, pergjegjes i Grupit te Kontrollit te Territorit
Gjon Doci 49 vjec, specialist Terreni prane Zyres se ALUIZNIT
Gentiana Gjepali 38 vjece, pergjegjese e Grupit te Kontrollit te Territorit