Thirrjet antishqiptare, Kadare anulon viziten ne Greqi
Skandali i forcave speciale greke qe hodhen ne paraden ushtarake thirrje antishqiptare ka bere qe shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare te anuloje zyrtarisht viziten e tij ne Athine, e programuar per t’u realizuar me 19 prill 2010. Z. Kadare ishte i ftuar nga autoritetet e Ministrise se Kultures dhe Pallatit te Kultures (Megaro Muzikis Athinon) per nje axhende me qytetaret ne Athine ku do te prezantohej si nje nder shkrimtaret me te nderuar me cmime te rendesishme nderkombetare. Kadare permes nje letre zyrtare ka deklaruar se ai ka vendosur te mos marre pjese ne ceremonine e 19 Prillit 2010 ne Athine. “Une kam vendosur te anuloj viziten time ne Athine, per shkak te ngjarjeve te 25 Marsit 2010 ne Athine, ku forcat ushtarake te Greqise ne paraden zyrtare me rastin e Festes Kombetare Greke, hodhen parulla antishqiptare”, - thuhet ne leter. “Keto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kunder shqiptareve ndaj une vendos te anuloj viziten sime ne vendin tuaj”, - deklaron z.Kadare ne letren e tij qe publikoi dje agjencia NOA. “Ju e dini shume mire, - vijon shkrimtari shqiptar i permasave boterore, - qe kam admirim per letersine greke dhe per kulturen greke, por une besoj se brenda nje klime te tille, e cila eshte larg cdo gjurme te qyteterimit, vizita ime do te ishte e papershtatshme”. Kurse ne perfundim Kadare thote: “Dua shume te vij ne Greqi dhe shpresoj se kete do ta bej ne te ardhmen”.
I menjehershem ka qene dhe reagimi i autoriteteve zyrtare ne Athine: “Me te vertete shprehim keqardhje nga ky vendim qe ka marre Ismail Kadare. Ne e kuptojme se vendimi ka ardhur per arsye se ajo qe ndodhi ishte nje incident i pakendshem i cili eshte denuar nga opinioni publik grek”, - thuhet ne deklaraten zyrtare qe ka leshuar drejtoria e Kultures dhe Artit. “Ne besojme se nje pergjigje efektive per sjelljen ekstreme eshte promovimi i dialogut konstruktiv”, - vijon deklarata zyrtare. Kurse ve ne dukje me tej se nisur nga keto argumente, ka bere “cdo perpjekje per te kthyer mendjen e autorit te vleresuar me cmime per te ardhur ne Athine”. “Ne shpresojme se ne te ardhmen do te kete nje mundesi te shpejte per miqte e shumte te Ismail Kadarese per te realizuar mberritjen e tij ne Athine”, - perfundon deklarata.
Cfare ndodhi me 25 mars 2010
Forcat Speciale ne paraden ushtarake te 25 marsit ne kuadrin e festes kombetare ne Athine, hodhen parullat: “Grek lind, nuk behesh kurre, gjakun tend do te derdhim, mor derr shqiptar, o derr shqiptar”. Thirrja tjeter e kenges horrore, ishte: “Do te behet kasaphane, pastaj do te hakmerrem, kur te adhuroni kishen edhe kryqin”. Me tej vijuan dhe frazat per ne shqiptaret dhe per fqinjet e tjere: “U thone shkupjane, u thone shqiptare, rrobat e mia do te qep me lekuren e tyre”.