Rama: “Ngjarje e rëndë për kombin polak”
Autori i Lajmit: Redaksia
Tragjedia e ndodhur në Rusi, që shkaktoi vdekjen e Presidentit polak dhe një numër të madh personalitetesh, ka bërë që dhe drejtues të politikës shqiptare të shprehin ngushëllimet. Edhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një mesazh ngushëllimi shpreh hidhërimin për ndarjen nga jeta të Presidentit polak, Lech Kacinski, dhe të personaliteteve që e shoqëronin atë. “Kjo ndarje e parakohshme nga jeta është një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme për kombin polak. Në këto momente të vështira dëshiroj edhe në emër të Partisë Socialiste ti shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Presidentit Kacinski, familjarëve të të gjitha viktimave të këtij aksidenti tragjik dhe popullit polak”,- thuhet në mesazhin e kreut të PS-së, Rama.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010