Mallakstër, vetëvaret 13-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Një 13-vjeçar nga Mallakstra i ka dhënë fund jetës dje duke u vetëvarur. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në një shtëpi të papërfunduar në Belishovë të Mallakastrës dhe rreth orës 22.40 është zbuluar. Nga hetimet e para besohet se djali 13 vjeçar N.M nuk ka qenë viktimë dhune para se të gjendej i varur. Shenja dhune në trupin e tij nuk janë gjendur, por ekspertët thanë se po i vazhdojnë me intensitet hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë. Një djalë në moshën vetëm 13 vjeç është gjetur i vdekur në rrethana ende të paqarta, në një banesë të papërfunduar në Mallakastër. Fëmija Nertil Muhameti, 13 vjeç, lindur e banues në fshatin Belishovë të rrethit Mallakastër, besohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në një nga trarët e dhomave në punim e sipër.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008