Alibeaj: “Disponoj fakte për aktivitetin e Spahiut”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Thellohet përplasja mes ministrit të Drejtësisë dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Enkelejd Alibeaj, gjatë një konference për shtyp, ka paralajmëruar Kreshnik Spahiun se disponon fakte për aktivitetin e tij jo në përmbushje të ligjit. Sipas kreut të Drejtësisë, Alibeaj, votimi kundër kërkesës së tij në KLD, për ngritjen e komisionit që do të verifikonte mandatin e Spahiut, ishte një shkelje ligjore. Gjatë fjalës së tij Alibeaj theksoi: "Kreshnik Spahiu jo vetëm ka tejkaluar kompetencat dhe ka ndërhyrje politike gjatë ushtrimit të detyrës, por hetimi do të tregonte edhe fakte të tjera për të. Vendimi i KLD-së, për rrëzimin e kërkesës që do të hetonte punën e Spahiut, është antiligjor". Ndërsa në lidhje me tre gjyqtarët e Apelit Ushtarak që lanë të lirë Delijorgjin, Alibeaj u shpreh se jo vetëm që do të kërkohet shkarkimi i tyre, por dhe ndjekje penale për shpërdorim detyre.
Përplasja në KLD
”Jam këtu për t ju sqaruar edhe për atë çfarë ndodhi në mbledhjen e kaluar të KLD-së, mbi kërkesën që ministri i Drejtësisë i paraqiti Presidentit të Republikës, në lidhje me verifikimin e ushtrimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarit që mban postin e zëvendëskryetarit”, - deklaroi dje në një konferecë për shtyp ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Sipas tij, kërkesa e paraqitur në KLD kishte si objekt të saj verifikimin e ushtrimit të mandatit në përputhje me ligjin. Kërkesa iu paraqit Presidentit të Republikës, i cili është autoritetit i vetëm për ta futur ose jo në rend të ditës.
“Presidenti i Republikës, në mënyrën më korrekte ligjore, e futi në rend të ditës dhe sipas procedurës ligjore kjo kërkesë do të duhej të njihte vazhdimin e procedimit: Ngritjen e një komisioni përkatës të verifikimit të ushtrimit të detyrës nga ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë, KLD me një veprim aspak ligjor, aspak të mbështetur në traditën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, votoi kundër kësaj kërkese për ngritjen e komisionit të verifikimit”, - sqaroi Alibeaj. “Unë vlerësoj që të votosh kundër rendit të ditës të propozuar nga Presidenti i Republikës, të votosh kundër dispozitave ligjore, të cilat në mënyrë automatike e detyrojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të ngrejë komisionin e verifikimit, të kryejë një procedurë verifikimi dhe të dalë me një rezultat sipas verifikimit, është shkelje e hapur ligjore,- tha ministri i Drejtësisë. - Unë besoj se është në nderin jo vetëm të anëtarit të mësipërm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe në nderin dhe dinjitetin e të gjithë Këshillit të Lartë të Drejtësisë që t i hapë rrugë këtij procesi verifikimi”, - u shpreh ai.
Kërkesa
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, do t i kërkojë Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin nga detyra dhe ndjekjen penale për 3 gjyqtarët e Apelit Ushtarak: Shaqir Gradica, Ylli Minga dhe Naum Pejo. Ministri i Drejtësisë deklaroi dje se do të depozitohet dhe një kallëzim penal ndaj tre gjyqtarëve, që shapallën të pafajshëm Mihal Delijorgjin, për shpërdorim detyre dhe shkelje të ligjit. Kërkesa për shkarkim vjen pas studimit të materialit, pas pritjes së pretendimeve edhe të gjyqtarëve. “Kam vendosur që Këshillit të Lartë të Drejtësisë t i propozoj, në mbledhjen më të afërt, masat për këta gjyqtarë. Gjyqtarët Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Ushtarak propozohen me masë disiplinore, shkarkim nga detyra”.
Ndërkohë që dje është paraqitur pranë KLD-së dokumentacioni përkatës për thirrjen e menjëhershme të mbledhjes, për futjen në rendin e ditës të kësaj çështjeje për shqyrtimin e procedimit disiplinor dhe do të jetë shqyrtimi i këtij procedimi në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili do të vendosë përfundimisht mbi propozimin e ministrit të Drejtësisë.
Alibeaj: “Spahiu, protagonist politik”
“Ftoj z. Spahiu që është në nderin e tij, është në dinjitetin e tij, është në seriozitetin e funksionit që ai mban, të pranojë këtë proces verifikimi, t i bindet këtij procesi verifikimi, të jetë i hapur për këtë proces verifikimi, të kontribuojë për të treguar që faktet unë i kam atribuuar në lidhje me një protagonizëm të tejskajshëm politik, të shndërrimit të KLD-së në një organ jopolitik, duke mos përmbushur detyrën e tij, të bëhet kontribuues, të pranojë verifikimin, verifikim që do të bëhet nga anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sepse veprimtaria e z. Spahiu nuk është thjesht dhe vetëm tejkalim i kompetencave të veta ligjore dhe ndërhyrje në marrëdhëniet institucionale dhe politike mes Qeverisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, midis Ministrisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por një proces i tillë verifikimi do të nxjerrë në pah fakte dhe informacione të tjera shtesë, që rëndojnë mbi z. Spahiu. Një proces i tillë verifikimi do të ishte rruga më e mirë, rrugë më garantuese, më transparente që do t i jepte nderin këtij Këshilli.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008