Mallkimi gjeografik
1.
Po të kishte qenë shqiptar i Kosovës, rrëfimi i Sari Nusseibehut do t‘i tingëllonte familjarisht shumë njerëzve. Gjatë rinisë, ai do të detyrohet të shkojë për studime jashtë vendit, kur të kthehet do të kuptojë se e ka humbur qytetin dhe se forcat okupatore po ia marrin edhe ëndrrën e shtetit. Edhe pse i dhënë pas jetës akademike, do të detyrohet të merret me politikë, për idealin e lirisë së vendit të tij. Populli i tij, dhe ai bashkë me të, do të kaliten në burg; me qindra e mijëra njerëz do të kalojnë trajtimin represiv, dhe në të dalë prej tij do të zbulojnë zbulimin, do të kuptojnë se brenda vetes e kanë parë lirinë. Në kohën kur bashkëkombësit e tij orientohen nga dhuna, ai krijon një lëvizje paqësore që fiton simpatitë e botës dhe nervozën e okupatorit. Në kuadër të filozofisë së tij, sfidon natyrën e konfliktit dhe të okupatorit me gatishmërinë për dialog, duke mbajtur kryelartë qëndrimet e popullit të tij. Tradicionalistët do ta etiketojnë si tradhtar, por për fat do ta fitojë përkrahjen e prijësit historik të vendit, i cili krijon një sistem paralel të pushtetit. Në këtë sistem paralel, Sari themelon universitetin, prijësi historik strukturat parashtetërore me një buxhet donacionesh, 43 për qind i të cilit dëmtohet nga korrupsioni.
Sari Nusseibeh kishte shumëçka që duhej t‘i jepte sukses. Ishte biri i një babai të njohur, ish-ministri dhe ambasadori, dhe një nëne të pasur, të një familjeje latifondistësh. I edukuar në "Oksford" dhe pastaj "Harvard", kishte fondin e duhur akademik. Kishte dhe mbiemrin: prej 1300 vjetësh, kur familja e tij kishte ardhur në qytet, njerëzit me këtë mbiemër, besimtarë të spikatur myslimanë, ishin të besuarit e çelësit të Kishës së Varrit të Shenjtë. Kishte dhe kredencialet revolucionare: ishte intelektuali i parë që kërkoi hartimin e shpalljes së pavarësisë së vendit, organizimin e sistemit shtetëror paralel, ballafaqimin negociator me armikun.
Por, me të gjitha këto, Sari Nusseibeh nuk e kishte fatin gjeografik. Elementet e jetës së tij do të tingëllonin ndryshe në një kontekst evropian (fati elementar kosovar) se sa tingëllojnë në Palestinën e tij, një term gjeografik, politik dhe emocional, të cilin, me qëllim, në titullin e autobiografisë së tij e përcakton në të kaluarën. Në mbi 500 faqe të "Na ishte njëherë një shtet - Një jetë palestineze" (Farrar, Strauss and Giroux, New York, 2007), një prej intelektualëve më të spikatur palestinez, përshkruan një ëndërr, atë të bërjes së shtetit, që gjithnjë e më pak ka gjasa të bëhet realitet.
2.
Në fakt, ëndrrën për shtetin palestinez (sikurse fundja atë të Kosovës) do ta krijojë pushtimi. Nusseibeh do ta konsideronte veten arab, pa ndonjë përcaktim të mëtejmë, deri në momentin kur Palestina do të ndahet dysh më 1948, me vendim të Kombeve të Bashkuara e pastaj do të pushtohet më tutje më 1967 në luftën 6-ditëshe. Refugjatë në tokën e tyre, apo të shpërndarë në shtetet arabe, arabët e Palestinës do të krijojnë identitetin e tyre të veçantë nëpër burgjet izraelite, kampet e refugjatëve në Liban dhe, siç do të shpjegojë autori, me lëvizjen e armatosur dhe atë paqësore.
Më ta krijuar identitetin, rrjedha e logjikshme do të çojë kah formimi i shtetit.
Por, kjo rrjedhë e logjikshme do të konfrontohet me një proces tjetër shtetformues, atë izraelit. Në ndeshjen e dy proceseve, ndërsa palestinezët merreshin me ndërtimin e identitetit të tyre, Izraeli merrej me hollësi të avancuara operacionale, siç ishte për shembull Urdhri 1015 i Mandatarit ushtarak izraelit në territoret e okupuara, me të cilin përcaktohet se nevojitet leja e veçantë e mandatarit për mbjelljen e një peme apo të më shumë se 20 rrënjëve domate.
(Të tjerat, pastaj mund t‘u jenë të njohura kosovarëve, deri te fjalë për fjalë shpallja e universitetit si çerdhe e nacionalizmit, në Kosovë më 1981, në Jerusalem në vitet nëntëdhjetë).
Por, ashtu sikurse që ëndrrën e shtetit palestinez do ta ndërtojë pushtuesi, ashtu i papenguar prej Fuqive të Mëdha do ta çojë në vdekje klinike. Kolonizimi çifut i territoreve palestineze, duke e rrethuar Jerusalemin lindor (të banuar me arabë) dhe shkëputur atë nga territoret e tjera palestineze, e bën që tash të pamundur lindjen e një shteti palestinez funksional.
3.
Sari Nusseibeh e ka paralajmëruar humbjen e palestinezëve, por ende vazhdon të luftojë që kjo të mos ndodhë.
Që në fillim të inkuadrimit të tij në politikë, ai e kuptoi se beteja kyçe e kauzës palestineze duhet të zhvillohet në qytetin e Jerusalemit. Izraeli përpiqej që nëpërmjet Jerusalemit të tregonte praninë e tij dymijëvjeçare (dhe këtë do ta bënte edhe imigranti nga Rusia, Presidenti i parë izraelit, David Ben Gurion). Qëllimi i palestinezëve, kuptoi autori, duhet të jetë ruajtja e kontinuitetit religjioz, kulturor, intelektual të popullit palestinez në këtë qytet.
Beteja për Jerusalemin u shndërrua në një betejë të vërtetë demografike, politike e propagandistike: beteja për ruajtjen apo ndërtimin e imazhit qytetar të njërës apo tjetrës lëvizje nacionaliste shtetformuese.
Në atë betejë, Izraeli është afër fitores, duke e rrethuar me koloni hebreje tërë qytetin, duke aplikuar një politikë e cila, shprehet autori, mëton që "një masë arabësh t‘i këmbejë me gëzim aspiratat e veta kombëtare për të drejtën e lutjes fetare dhe të të përzierit të cementit për kontraktuesin e ndërtimit të kolonisë së ardhshme hebreje".
Në atë betejë, edhe vëmendja e palestinezëve është zhvendosur drejt fshatrave, kampeve të refugjatëve, apo edhe të një qyteti refugjat, siç është Gaza, të cilin sot e administron Hamasi, një lëvizje e lindur para 20 vjetësh, me përkrahje të drejtpërdrejtë izraelite, e cila synonte që me forcimin e elementit fetar të dobësohej elementi kombëtar i lëvizjes palestineze.
Dikund i vetmuar qëndron Nusseibeh, me Universitetin e tij Al Quds, dhe përpjekjen që kauza palestineze të ketë elementin e duhur të qytetërimit.
4.
Na jepni ose shtetin, ose votën.
Në përpjekjen gjysmëshekullore palestineze, ky formulim i Nusseibehut është formula e cila në mënyrë më të saktë përcakton dilemën e madhe që ka Izraeli sot në raport me palestinezët. Që prej vitit 1967 e tutje, është përpjekur që nëpërmjet kolonizimit dhe importimit të hebrenjve nga ish-Bashkimi Sovjetik (20 për qind të izraelitëve sot kanë gjuhë amtare rusishten), të marrë sa më shumë territor palestinez dhe ta lërë atë pothuajse të pazëshëm. Por, me popullatë palestineze brenda shtetit nuk mund të jetë vend demokratik, nëse nuk ua jep votën. Dilema e Izraelit është se si të mbetet shtet hebre, e njëkohësisht demokratik?
Nusseibeh, në njërën prej shpotive intelektuale u shpjegoi izraelitëve se popullata arabe, e cila mund të bëhej shumicë, mund ta shpallte Izraelin shtet arab në njërën prej ditëve të ardhmërisë.
Të një ardhmërie e cila pret definimin nga Fuqitë e Mëdha, gjegjësisht nga Fuqia e Madhe.
Para disa vjetësh, me një rastësi, vajza ime dhe vajza e autorit kaluan disa ditë vere së bashku. I shikoja që të dyja të rritura në konflikte, me baballarë që qenë përfshirë në to e në lëvizje shtetformuese. Dallimi esencial i jetëve të tyre ishte se në njërin prej konflikteve, atij të vajzës sime, kishim arritur që Fuqia e Madhe të jetë në anën tonë.