Obama dhe aleatët kujtojnë Normandinë
Liderët e vendeve aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore nderuan dje veteranët e zbarkimit në Normandi dhe morën pjesë në një seri eventesh përkujtimore në 65-vjetorin e ditës që shënoi kthesën më vendimtare gjatë atij konflikti. Presidenti amerikan vërejti se trimëria dhe altruizmi i ushtarëve i ndërruan tërësisht drejtimin shekullit të shkuar. Obama foli lidhur me atë ditë të shënuar liderëve të Francës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. 215 mijë ushtarë aleatë gjetën vdekjen gjatë zbarkimit në Normandi, e njohur si Dita D.
Presidenti amerikan, Barak Obama, udhëtoi dje drejt Normandisë për të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara për nder të 65-vjetorit të zbarkimit të aleatëve në Normandi. Përpara se të shkonte në varrezën e në Kolevil Sur Mer, pranë Kaenit, ku prehen trupat e 9387 ushtarëve amerikanë të rënë gjatë luftimeve të ditës së shënuar të vitit 1944, Obama zhvilloi në Kaen një takim me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, i pasuar nga një konferencë shtypi. Obama nënvizoi përpara reporterëve se si ai dhe Presidenti francez "do bashkëpunonin ngushtë" me njëri-tjetrin mbi shumë pika të rëndësishme, përfshi këtu edhe strategjinë që duhet ndjekur për luftën kundër terrorizmit.
Lindja e Mesme
Njëra prej temave që zuri më shumë hapësirë gjatë bashkëbisedimit mes dy presidentëve qe ajo e Lindjes së Mesme. Nikolas Sarkozi u shpreh "tërësisht dakord" me fjalimin që kishte mbajtur pak ditë më parë Presidenti amerikan në Kajro. "Madje edhe mbi ferexhenë", shtoi Presidenti francez, e cila për të nuk paraqiste "kurrfarë problemi deri në çastin kur përfaqëson një zgjedhje të vullnetshme të grave që e përdorin".
Nga ana e tij, Barak Obama, nënvizoi se "ngërçi aktual" në Lindjen e Mesme duhet të kalohet si nga palestinezët edhe nga izraelitët, "popuj, fatet e të cilëve janë të ndërthurur". "Pres që të dyja palët (izraelitët dhe palestinezët) të pranojnë faktin se fatet e tyre janë të lidhur me njëri-tjetrin".
Armët nukleare
Barak Obama dhe Nikolas Sarkozi e shfrytëzuan takimin edhe për të ftuar Iranin të hiqte dorë nga zhvillimi i programit të armatimit nuklear. Gjatë konferencës së shtypit pas takimit në Kaen, Obama deklaroi se e vlerësonte shumë lidershipin e Sarkozisë mbi një seri temash kyçe. Presidenti i Shteteve të Bashkuara shtoi për sa i përket çështjes nukleare të Iranit se ndaj këtij vendi duhej ushtruar "diplomaci e ashpër". Obama vërejti se aktiviteti nuklear i Koresë së Veriut ishte "tepër provokues" dhe një Iran me armë nukleare në zotërim do të ishe "tejet i rrezikshëm". Për sa i përket Koresë së Veriu shtoi: "Nuk besoj se thjesht mund të ecet akoma në një rrugë përgjatë së cilës Koreja e Veriut destabilizon në mënyrë të pandërprerë gjithë rajonin, ndërkohë që ne vazhdojmë të reagojmë në të njëjtën formë. Nuk pranojmë të vazhdojmë politikën që u hap rrugën provokimeve".
"Do doja të rrija më gjatë në Paris"
Presidenti amerikan, Barak Obama, tregoi kujdes të vërente në Kaen se qëndrimi i shkurtër në Francë nuk duhej interpretuar si mungesë interesi ndaj këtij vendi. "Axhenda ime është shumë e ngjeshur", tha Obama. "Por Sarkozinë e konsideroj mik dhe e di mirë që çdo çast mund të ngre telefonin e të diskutoj me të mbi çdo problem të mundshëm". "Do më kishte pëlqyer pa masë të qëndroja një javë në Paris dhe të shijoja bashkë me Mishelën thesaret turistike dhe kulturore të qytetit", tha Presidenti amerikan për të shtuar me shaka që "meqenëse Sarkozi flet shumë shpejt", takimet e tyre qenë tepër produktive.