E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallkoi Obamën, fëmijët e homoseksualët

 

Një pastor protestant, Steven Anderson ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare pas një predikimi të tij të titulluar “Pse e urrej Obamën”. Një, nga ndjekësit e tij ishte në një takim të Presidentit në Arizona, me një pushkë AR15 për të vrarë presidentin. Një ditë më pas pastori mbajti një fjalim ku thoshte se e urrente për vdekje Obamën dhe i kërkonte zotit të “shkrinte” Presidentin si një “kërmill në kripë”. Dy ditë para inaugurimit të Obamës, më 18 janar 2009, ky prift bëri thirrje që “dikush të abortojë Obamën”. Pastori Anderson ka bërë thirrje për imponimin e ligjit biblik dhe formimin e një qeverie biblike duke theksuar se nëse ai do të ishte mbret, do të zbatonte ekzekutimin e homoseksualëve dhe fëmijëve që mallkojnë prindërit e tyre. Edhe hebrenjtë janë nën shënjestrën e tij. Gjatë një prej fjalimeve që ka mbajtur këtë vit, Pastor Anderson akuzon hebrenjtë se kanë vrarë Jezus Krishtin dhe deklaroi se ata janë kolektivisht të mallkuar. Veç kësaj, Anderson ka deklaruar se gratë nuk lejohen të flasin në kishën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›