E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,fushatë për planin e ekonomisë

Presidenti Obama këtë javë pritet të zhvillojë lobizëm me ligjvënësit për miratimin e paketës për stimulimin e ekonomisë, me një vlerë prej 825 miliardë dollarësh. Anëtarët e Bordit të Rezervës Federale është në plan të takohen të martën dhe të mërkurën për të diskutuar mbi normat e interesit. Një raport që pritet të publikohet këtë javë, mendohet se do të informojë se prodhimi bruto i vendit për tremujorin e fundit të 2008-ës ka rënë me më tepër se 5 për qind. Po ashtu këtë javë pritet të publikohen edhe fitimet e kompanive më të mëdha amerikane. Ndërkohë, Këshilltari kryesor për ekonominë i Presidentit Barak Obama tha dje se problemet financiare të vendit janë shumë serioze dhe se do të duhet një kohë e gjatë për zgjidhjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›