E Diel, 1 Nëntor 2026

Mami i 8-njakëve merr ofertë për të luajtur film porno

 

Gruaja që është bërë e famshme në të gjithë botën, pasi solli në jetë tetënjakë ka marrë një ofertë për një vlerë prej një milion dollarësh për të luajtur një film pornografik. Nadya Suleman që banon në Kaliforni, 33 vjeçe, nuk ka të ardhura, nuk ka një burrë që ta mbështesë ekonomikisht dhe tetënjakët e lindur së fundmi i janë shtuar gjashtë fëmijëve të tjerë, që ajo kishte më parë për të ushqyer. “Ka një interes të madh rreth historisë së kësaj gruaje dhe ne duam ta ndihmojmë të përmirësojë llogarinë e saj bankare”, ka komentuar mbi ofertën drejtuesi i një shtëpie për filma për të rritur. Sipas Stephen Hirsch, administratori i deleguar nga “Vivid Entertainment”, me qendër në Los Anxhelos, gruaja ndërkohë është duke e marrë parasysh ofertën e duke u përballur me sfidën me veten për ta vlerësuar atë. Gjatë një interviste televizive, Suleman ka deklaruar se ka shumë nevojë për ndihmë ekonomike për të rritur tetë bebet e saj, të cilët shuam shpejt do të dalin nga spitali. Megjithatë, gjërat nuk janë të thjeshta, një kompani rivale me “Vivid”, kompania filmime “Pink Visual” e ka ftuar Suleman që ta refuzojë këtë ofertë duke i ofruar furnizimin me panolina për të gjithë tetënjakët e saj, në rast se ajo e refuzonte kërkesën nga “Vivid”. “Ky është një veprim përgjegjësie dhe oferta jonë zëvendëson një ndihmë efektive për fëmijët e saj dhe një mënyrë për ta ndihmuar që nëna e tyre të mos bëhet qesharake”, tha menaxheri i Pink, Kim Kysar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›