E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Vizita jonë ishte historike

 

Presidenti Fatmir Sejdiu e ka cilësuar si historike vizitën në SHBA, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. “Është një vizitë historike për Kosovën, sepse patëm nderin e veçantë që të priteshim nga kjo administratë, që ka pak më shumë se një muaj që ka marrë detyrën. Kjo vizitë është e rëndësishme pasi është konstatuar një politikë konstante e administratave amerikane ndaj Kosovës, të cilat kanë mbështetur pavarësinë”, tha Sejdiu. Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë takimeve, përveç mbështetjes së SHBA është folur edhe për sfidat që Kosova ka përpara. Ai ka shtuar se vizita në Uashington ka qenë edhe një masë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të penguar njohjen e mëtejshme të pavarësisë. Edhe Kryeministri Hashim Thaçi, theksoi se administrata e re amerikane ka rikonfirmuar mbështetjen për njohjet e mëtejshme të Kosovës, të cilat do të ndodhin javëve dhe muajve të ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›