Zihen me thika për një vend në furgon

19/02/2005 Hajri Kulla qëllon Gentian Takën, por arrestohet nga policia
Ka mjaftuar një zënkë e shkurtër për vendin në sedilen e furgonit, që dy të rinj të theren me thika. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 të së djeshmes në qendër të Vorës, kur Hajri Kulla ka goditur 4 herë me thikë Gentian Takën. I plagosuri është në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak. Policia kriminale e Komisariatit nr.4 arrin të prangosë pak orë më pas në Krujë autorin e tentativës së vrasjes.
Ngjarja
Nuk ishte hera e parë që Hajri Kulla dhe Gentian Taka konfrontoheshin me njëri-tjetrin. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.4, bëjnë të ditur se mes 23 dhe 18-vjeçarit ka patur dhe afro një javë më parë mosmarrëveshje për të njëjtin motiv. Mësohet se dy protagonistët e ngjarjes kishin udhëtuar dje në mëngjes në të njëjtin furgon nga Marikaj në Vorë. Duke mos lënë as grindjen që kishin zhvilluar pak ditë më parë, ata qenë zënë keq për vendin në sedilen e furgonit. Ndonëse udhëtarët e tjerë qenë përpjekur t'i ndanin, sherrxhinjtë vijuan të tyren. Por, paskëtaj situata ishte normalizuar. Duket se një marrëveshje e heshtur mes tyre e shtyu grindjen për në stacionin e ndalimit. Ora shënonte plot 09:00, kur pasagjerët zbritën nga furgoni. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes pohuan për policinë kriminale të Komisariatit nr.4, se Hajri Kulla e kishte tërhequr Takën pak metra më tej, për nga qendra e qytezës. Pa shkëmbyer asnjë fjalë me të, kishte nxjerrë thikën që mbante në xhep, duke mos i kursyer 4 goditje. Njëra prej tyre në qafë, një në veshka, mëlçi dhe e fundit në këmbë.më të kryer aktin, ai u largua menjëherë nga Vora me një makinë të rastit. Ndrësa i lënduari u dërgua për në spitalin ushtarak të Tiranës, policia kreu në vendin e ngjarjes veprimet hetimore. Një informacion i agjentëve të antikrimit zbuloi në pak minuta vendndodhjen e kriminelit. Të njëjtat burime shtojnë se u gatit menjëherë plani për arrestimin e Hajri Kullës, që tashmë strehohej në Krujë. Në orën 18.00, efektivat e Komisariatit nr.4 arritën të vinin në pranga autorin e krimit. 23-vjeçari përfundoi në prangat e bluve dhe pas përpilimit të dosjes hetimore materialet iu dërguan për kompetencë organit të akuzës. Fabjola Bramo