Maminas, mbytet në rezervuar 41-vjeçari

Një 41-vjeçar, ka ndërruar jetë ditën e sotme në liqenin artificial në Maminas.
Fillimisht u dyshua për një mbytje aksidentale, por nuk anashkalohet dhe opsioni i mundshëm i një infarkti. Sipas burimeve të policisë, mësohet se viktima është Avni Dervishi, 41-vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.