Spahia: Në 2013, përfundon demontimi i municioneve

Zv. Ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, në një deklaratë për mediat, në kuadër të analizës së Bordit Drejtues për Asgjësimin e Municioneve të tepërta për muajin qershor, deklaroi se procesi i demilitarizimit të municioneve do të përfundojë totalisht në vitin 2013.
Po ashtu, Spahia theksoi në fjalën e tij se procesi i demilitarizimit të këtyre municioneve ka ecur me ritme mjaft të shpejta, në 6 mujorin e parë të vitit.
Ky proces, në 6-mujorin e parë është zhvilluar në tetë linja industriale si dhe tetë poligone. Katër prej linjave industriale janë financuar nga agjensia e NATO-s, NAMSA. Gjatë 6 mujorit, janë demilitarizuar gjithsej 10.394 tonë municione të kalibreve të ndryshme.