E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, lëndë plasëse poshtë mjetit, shpëton 1 familje

Një vrasje me paramendim është parandaluar një ditë më parë në fshatin Xarrë, ku ka shpëtuar nga humbja e jetës një familje e tërë.
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi mes tij edhe dy granatave, e vendosur poshtë një mjeti e tipit opel astra ngjyrë gri me targa greke, është zbuluar ende pa shpërthyer.
 

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes, ku në rast se do të ishte bërë i mundur realizimi i shpërthimit, do të kishte ndodhur një katastrofë me viktima në qendër të fshatit Xarrë.
 

Edhe pse nuk u arrit të realizohej, ngjarje e rëndë konsiderohet ajo e ndodhur paraditen e së premtes rreth orës 11.00, në fshatin Xarrë. Një pako e mbështjellë me plastamas të bardhë u gjend e vendosur tek disku i gomës së pasme të një mjeti, pronë e shtetasit Mario Hasani, banor i fshatit Xarrë. Pakoja është zbuluar nga vetë familjarët në momentin kur 26 vjeçari Mario Hasani ka hypur në mjetin e tij. Në moment është pikasur pakoja e lidhur tek disku. Menjëherë është njoftuar inspektori i zonës Petrit Kapo, i cili shkoi menjëherë në vendngjarje.
 

Në orët e vona të së premtes, rreth orës 22.00, specialistë të ardhur nga Tirana kanë realizuar çaktivizimin, ndërsa mësohet se pakoja ka pasur një sasi rreth 1 kg, e dyshuar si ajo e llojit tritol si dhe dy granata, ku siguresat e tyre ishin lidhur me telin në diskun e gomës së pasme të mjetit. Ndërkaq, po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkakut të vendosjes së kësaj sasie lënde plasëse, që nëse do të kishte shpërthyer do të kishte ndodhur një katastrofë me shumë viktima. Mësohet se nga policia e Sarandës janë shoqëruar në komisariat rreth 10 persona, banorë të fshatit Xarrë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›