E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, ekzekutohet 46-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Vrasje në Bjeshkët e Tropojës. Ka qenë ora 10 e mëngjesit të djeshëm kur një e shtënë e vetme i ka marrë jetën 46-vjeçarit Përparim Bardhi. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima ishte nisur së bashku me të vëllanë nga fshati Vuçidol i Tropojës për në Bjeshkë. Sipas dëshmisë së të vëllait, Izet Bardhi, ata ishin duke kaluar pranë fshatit Kuçan, kur është dëgjuar një krismë dhe më pas ai ka parë Përparimin të gjakoset dhe vetëm pak minuta më vonë të ndërrojë jetë. Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tropojës ka nisur hetimet, ndërsa bazuar në dëshmitë e të afërmve të viktimës është përjashtuar pista e një hakmarrjeje të mundshme. Blutë e Tropojës kanë filluar marrjen në pyetje të disa personave për të zbardhur të vërtetën për vrasjen e babait të 6 fëmijëve.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›