E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurrasi, futbollistët binden të luajnë në Burrel

Nga Altin Preçi

Stafi teknik dhe grupi i futbollistëve synojnë të marrin pike ndaj matjanëve. Javën tjetër ndahet shapi nga sheqeri

Mamurrasi i është rikthyer stërvitjes, edhe pse futbollistët e tij kishin deklaruar se da bojkotonin atë deri në gjetjen e zgjidhjes me drejtuesit e bashkisë. Grupi është përgatitur për takimin e sotëm në Burrel, pasi janë bindur nga trajnerët e tyre për të luajtur të paktën edhe këtë javë. Ndërkohë, drejtuesit e bashkisë vazhdojnë të mos kontaktojnë me stafin teknik dhe futbollistët.

Në këto kushte, java e ardhshme do të tregojë se çfarë do të bëjnë përfundimisht futbollistët e Mamurrasit, do të qëndrojnë apo do të largohen. Nga burime pranë ekipi mësohet se futbollistët janë të vendosur për të bërë një paraqitje sa më të mirë në Burrel, ndoshta për ti joshur drejtuesit e bashkisë, që duhet të kujtohen për futbollin sa nuk është vonë. Ekipi është i qytetit dhe i askujt tjetër, kështu që ata mbajnë përgjegjësi të plotë.

Java e ardhshme, vendimtare Futbollistët nuk kanë pranuar të prononcohen në media, por ata e kanë bërë të qartë se javën e ardhshme do ta ndajnë shapin nga sheqeri. Nëse situata nuk ndryshon, mendohet se futbollistët e Mamurrasit do ti drejtohen FSHFsë për ti ndihmuar për të kaluar në ndonjë ekip tjetër.

Ata e bojkotuan stërvitjen në fillim të javës, por u rigrumbulluan për ndeshjen e kupës me Elbasanin, madje fituan. Tani ata kanë rënë dakord të luajnë edhe ndeshjen e sotme të kampionatit me Burrelin, ndërsa javën e ardhshme do të marrin një vendim përfundimtar.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›