E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves kontaktoi me PSG-n

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves ka pranuar se ishte në kontakt me Paris Saint-Germainin rreth mundësisë së transferimit të tij në Francë gjatë afatit kalimtar të verës.

PSG ishte i interesuar për yllin brazilian para fillimit të këtij sezoni. Lajmin e konfirmoi vet Alves.

“Është e vërtetë se PSG solli shumë përforcime dhe ndërtoi një projekt të bukur. Këtë verë ata biseduan me përfaqësuesit e mi rreth mundësisë së transferimit. Megjithatë, shanset ishin shumë të vogla sepse çmimi im ishte tepër i lartë dhe ata kërkuan futbollistë të tjerë”, deklaroi Alves për RMC.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›