E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanet bojkot Euro 2012-es ne Ukraine

Në Bashkimin Europian ka shpërthyer një çështje diplomatike dhe në një farë mënyrë në të gjithë këtë situatë është përfshirë edhe futbolli. Gjithçka ka ardhur pas pohimeve të Julia Timoshenkos, ish-kryeministres ukrainase dhe aktualisht kryetarja e opozitës, që ka deklaruar se ndaj saj është ushtruar dhunë në burg.

Timoshenko është dënua me 7 vjet heqje lirie me akuzën se ka abuzuar me pushtetin dhe është në pritje të gjyqit për shpërdorim detyre dhe evasion fiscal. Protagonistja e “revolucionit portokalli” në vitin 2004 duket se është keqtrajtuar dhe ka pësuar dhunë fizike në burg dhe për këtë arsye ajo ka nisur grevën e urisë.

Natyrisht që administrate e burgjeve në Ukrainë e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë, por ndërkohë Bashkimi Europian ka nisur të mobilizohet, duke nisur nga Gjermania. Ministry gjerman I ambientit, Norbert Retgen, ka deklaruar për “Bild” se në shenjë proteste, qeveritë europiane duhet të bojkotojnë ndeshjet e përfaqësueseve të tyre që do të luhen në Ukrainë në kuadër të Euro 2012.

Sipas tij, qeveria ukrainase duhet ti japë menjëherë lirinë Timoshenkos dhe se nuk duhet ta shfrytëzojë aktivitetin më të rëndësishëm continental të futbollit për të synuar përmirësimin e imazhit në nivel ndërkombëtar.

Natyrisht që pozicioni i ministrit Retgen është në sinkron me atë të kancelares Angela Merkel, që po mendon seriozisht të heqë dorë nga udhëtimi drejt Ukrainës në fillim të qershorit. Ndërkohë, Italia ka shkuar edhe më tej, pasi disa prej emrave më të njohur të politikës përtej Adriatikut I kanë kërkuar përfaqësueses së drejtuar nga Çezare Prandeli që të mos marrë pjesë në fazën finale të Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›