Sharapova mbretereshe ne Shtutgart
Pas dy humbjeve të pësuara në “Australian Open” dhe “Indian Ëells”, Maria Sharapova hakmerret përballë Viktoria Azarenkas në finalen e turneut në Shtutgart. Tenistja ruse triumfon përballë numrit një të botës për femra në dy sete, me shifrat 6-1, 6-4 dhe merr në këtë mënyrë trofeun e parë sezonal, por edhe të parin në fushën e kuqe.
Në anën tjetër, për Azarenkan kjo ishte disfata e dytë në vitin 2012, edhe pse bjellorusja mund ta justifikojë këtë humbje me faktin që kishte probleme me kyçin e dorës, madje në fillimin e setit të dytë është detyruar ta mjekojë.
Në sfidën në Shtutgart, Sharapova është shfaqur mjaft e motivuar, agresive në lojë dhe në formë optimale fizike. Me triumfin e regjistruar, gjithashtu rusja i afrohet rivales direkte në luftën për fronin e tenisit për femra.
Ndeshja nuk ka patur asnjë histori, duke u dominuar plotësisht nga numri 2 në botë. Në setin e parë, fitorja me shifrat 6-1 e Sharapovës tregonte dominimin absolut, ndërsa Azarenka tentoi të rikthehej në lojë në setin e dytë, por kundërshtarja e saj gjen goditjet fituese kur rezultati ishte në barazim 3-3 dhe në fund triumfon me rezultatin 6-4.
Në këtë mënyrë, Maria Sharapova merr trofeun e 25-të në karrierë dhe mposht për të parën herë në këtë sezon numrin 1 të botës. Paraqitja e saj ishte mjaft e rëndësishme në kuadër të turnout “Roland Garros”, pasi në formë të tillë dhe me këtë stil loje, rusja tregoi se mund të thyejë çdo rivale.