Skandali i basteve godet edhe Spanjen
Skandali i basteve, i ngjashëm me atë që ka tronditur së fundmi futbollin Italian, duket se ka goditur edhe Spanjën. Sipas mediave iberike, Liga Profesioniste e Futbollit ka kërkuar një hetim anti-korrupsion, për disa raste me ndeshje të dyshuara sit ë manipuluara në Primera Division.
Lajmi është përhapur nga Hoze Ramon de la Morena, që drejton një emission në radion “Cadena SER”, ndërsa “Cadena COPE” ka spekuluar se mes takimeve të dyshuara është edhe humbja 3-0 e Espanjolit në shtëpi gjatë fundjavës përballë Sporting Gijonit, që rrezikon rënien nga kategoria.
Sipas mediave spanjolle, autoritetet e futbollit në vend janë alarmuar prej zërave për baste të paligjshme që janë diskutuar për disa ndeshje të kampionatit elitar gjatë këtij sezoni, ndërsa në këtë çështje duket se janë përfshirë edhe disa lojtarë.
Kjo nuk është hera e parë që Sporting Gijon përfshihet në takimet e dyshuara për paracaktim rezultati, pasi në sezonin 2009-2010 ata humbën me Rasing Santander, në javën që mbylli sezonin, duke i dhënë mundësi këtyre të fundit që të mbijetonin mes më të mirëve.
Sipas “Cadena SER”, ndeshjet e kampionatit elitar në Spanjë kanë alarmuar edhe UEFA-n, madje mendohet se prej disa kohësh institucioni që drejton futbollin në kontinent po heton prej kohësh në lidhje me këtë çështje.
Por, menjëherë pas lajmit të bujshëm ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Ligës Profesioniste të Futbollit në Spanjë, që nënvijëzonte se lajmi për skandal bastesh në gadishullin Iberik nuk është i vërtetë dhe nuk është kërkuar asnjë hetim për ndeshje si të dyshuara të trukuara.