E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City, ofertë aksidentale për Messin

Ish drejtori ekzekutiv i Manchester Cityt, Gary Cook ka bërë të ditur se klubi një herë bëri aksidentalisht ofertë prej 30 milionë funtesh për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Cook, i cili u largua nga Etihad Stadium në shtator të vitit të kaluar tregoi ngjarjen në një libër të ri që pasqyron historinë e klubit.

Ai i tha autorit Gary James se oferta për Messin ishte bërë pas një mosmarrëveshjeje në komunikim mes zyrtarëve derisa sheiku Mansour kompletoi blerjen e klubit për 210 milionë funte në gusht 2008.

Barcelona refuzoi ofertën kurse City transferoi sulmuesin brazilian Robinho nga Real Madridi për 32 milionë funte.

Cook shpjegoi ngjarjen kur zyrtarët ishin duke finalizuar shitjen e klubit te Mansour nëpërmjet telefonit. “Ai (një zyrtar) bëri një koment si: “Gjërat janë duke u ngatërruar (It’s all getting messy)’. Në lidhje telefonike ishte dukur sikur kishte thënë “Merre Messin (Get Messi), dhe ishte bërë një ofertë për Messin prej rreth 30 milionë funtesh. Nuk ka nevojë të tregohet se ajo u refuzua”, tha Cook.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›