E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola hedh poshtë zërat për drejtimin e Brazilit

TIRANE- Josep Guardiola, i cli u largua nga posti i trajnerit të Barcelones në fund të sezonit te kaluar, ka hedhur poshte zerat nepermjet agjentit te tij, per marrjen e drejtimit te ekipit perfaqesues te Brazilit, duke zevendesuar trajnerin Mano Menezes.

"Une nuk kam patur kontakte me CBF (Konfederata Braziliane e Futbollit). Kam folur me Pep dhe ai më ka thënë që të mos negocioj për një kontratë eventuale", bëri të ditur agjenti, Josep Maria Orobitg, për gazetën sportive braziliane, Lance.

"Ai e ka të vështirë që të flasë për të ardhmen. Por, une nuk besoj që Pep të marre drejtimin e Brazilit ose ndonje ekip tjetër përfaqesues. Ai e pëlqen shume futbollin evropian, veçanërisht të klubeve", theksoi Orobitg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›